Trump: Takimi me Kim Jong Un-in do të mbahet më 12 qershor

Presidenti i SHBA-ve, Donald Tramp ka shkruar se e ka parandaluar luftën mes Kosovës dhe Serbisë

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Tramp ka shkruar se në mandatin e parë të tij, ai e ka parandaluar luftën mes Kosovës dhe Serbisë. Ai ka shkruar se Irani dhe Izraeli duhet dhe do të arrijnë marrëveshje. “Gjatë mandatit tim të parë, Serbia dhe Kosova ishin në përplasje të ashpra, siç kanë qenë për dekada me radhë, dhe ky konflikt i vjetër ishte gati të shpërthente në LUFTË. Unë e ndalova! (Biden e ka dëmtuar perspektivën afatgjatë me disa vendime shumë të gabuara, por unë do ta rregulloj sërish!)”, ka shkruar presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump. Ai ka shkruar po ashtu se së shpejti, do të ketë paqe mes Izraelit dhe Iranit. “Shumë telefonata dhe takime po zhvillohen tani. Unë bëj shumë dhe nuk marr kurë merita për asgjë, por kjo është në rregull. Populli e kupton” ka shkruar presidenti, Donald Tramp.

Kontrolloni gjithashtu

Dardan Sejdiu: Programi i Qeverisë së drejtuar nga Albin Kurti është varfër dhe me shumë pak përmbajtje

Dardan Sejdiu: Qeveria në detyrë nuk ka të drejtë të propozojë Buxhetin 2026 – është shkelje e Kushtetutës

Njohësi i çështjeve ekonomike, Dardan Sejdiu, ka deklaruar se Qeveria në detyrë nuk ka të …