Ursula von der Leyen: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë përmbushur kriteret, BE tash ti përmbush premtimet

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen: Në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen e përbashkët të Evropës

Në një deklaratë me tone historike dhe gjeopolitike, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi rëndësinë e Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Tiranë, duke e krahasuar momentin aktual me rënien e murit të Berlinit në vitin 1990. “Jemi mbledhur në Tiranë për të ndërtuar të ardhmen tonë të përbashkët, të ardhmen e Evropës në një epokë begatie të përbashkët,” u shpreh ajo në fjalën e saj para liderëve evropianë dhe rajonalë. Von der Leyen theksoi se bota po përballet me sfida të jashtëzakonshme, ku rendi ndërkombëtar i pas Luftës së Ftohtë po sfidohet nga kriza gjeopolitike dhe ambiciet imperialiste, veçanërisht ato të presidentit rus Vladimir Putin. “Kur ra muri në 1990, u shpall se ishte fundi i historisë. Rendi botëror po kthehet në një ç’rregullim të nxitur nga ambiciet imperialiste të Putinit dhe nga beteja të tjera që sfidojnë parimet demokratike,” tha ajo. Evropa është zgjuar, me sytë hapur. Është koha të zgjerojmë rrjetin e partneriteteve dhe të ndërtojmë një Evropë më të fortë, më të bashkuar dhe më të qëndrueshme.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

KDI: Ish-ministrat e Vetëvendosjes nuk janë larguar nga pushteti – po sigurojnë terren për pas-qeverisje

Eugen Cakolli, nga KDI, ka ngritur shqetësime serioze për mënyrën se si po menaxhohet pushteti …