Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka ftuar subjektet politike në një takim që do të mbahet të mërkurën më 4 qershor 2025.
Qëllimi i takimit është zhvillimi i konsultimeve për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale.
Lajmin e ka konfirmuar për RTKlive këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Në bazë të kompetencave kushtetuese, Presidentja Osmani ka ftuar subjektet politike në takim të mërkurën, më 4 qershor 2025, për konsultime për caktimin e datës së zgjedhjeve lokale. Menjëherë pas konsultimeve, Presidentja do të caktojë datën e zgjedhjeve”, ka thënë Kupina.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
