Presidentja Osmani takon Fatmir Limajn pas kërkesës së tij – pjesë e konsultimeve për konstituimin e Kuvendit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takim kryetarin e Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, në kuadër të konsultimeve politike për konstituimin e Kuvendit të ri të Kosovës. Sipas njoftimit zyrtar nga Presidenca, takimi është realizuar me kërkesë të vetë Limajt.
“Në vazhdën e konsultimeve politike lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës, sot Presidentja Vjosa Osmani, pas kërkesës së pranuar nga Nisma Socialdemokrate, ka takuar kryetarin e saj, z. Fatmir Limaj”, thuhet në komunikatë. Ky takim vjen në një moment të rëndësishëm të zhvillimeve politike në vend, ku partitë janë në fazën e harmonizimit të qëndrimeve për formimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Fatos Klosi

Fatos Klosi zbulon takimin sekret mes CIA-s dhe UÇK-së në Tiranë, në pranverën e vitit 1998

Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi, ka zbuluar se në pranverën e vitit 1998 …