Presion ndaj Kushtetueses? Jakaj kritikon deklaratat e LVV-së për dekretin e Osmanit

Hulumtuesi në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Naim Jakaj, ka kritikuar deklaratat e fundit të zyrtarëve të Lëvizja Vetëvendosje lidhur me vendimin që pritet nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës për dekretin e presidentes Vjosa Osmani, duke i cilësuar ato si presion ndaj sistemit të drejtësisë. Sipas Jakajt, deklarimet publike që kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese të vendosë në favor të pushtetit përbëjnë ndërhyrje të papranueshme në drejtësi dhe rrezikojnë pavarësinë e gjyqtarëve. Ai theksoi se kjo nuk është hera e parë që, sipas tij, zyrtarë të partisë në pushtet sulmojnë ose ushtrojnë presion përmes deklaratave publike ndaj Gjykatës Kushtetuese. Jakaj rikujtoi gjithashtu se udhëheqësit e institucioneve, përfshirë kryeministrin Albin Kurti, ish-kryetarin e Kuvendit Glauk Konjufca dhe presidenten Osmani, më herët i kishin dërguar një letër Këshilli i Evropës duke u zotuar se nuk do të ndërhyjnë në drejtësi përmes deklaratave publike. Sipas tij, nëse kjo praktikë vazhdon, ekziston rreziku që në raportet ndërkombëtare Kosova të kritikohet për ndërhyrje politike në sistemin e drejtësisë. “Një gjë e tillë nuk do të duhej të ndodhte. Nëse vazhdohet me këtë qasje, Kosova mund të renditet në raportet e progresit si vend që ushtron presion mbi drejtësinë përmes deklaratave publike”, ka theksuar Jakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria hodhi poshtë kallëzimin penal të ngritur ndaj drejtorit të DUPH-së, në Prizren, Beni Kizolli

Gjykata Supreme e Kosovës i thotë “jo” Alternativa për ankesën rreth fondeve të partive

Gjykata Supreme e Kosovës ka refuzuar si të pabazuar ankesën e subjektit politik Alternativa (parti …