Pas vendimit për mbylljen e TikTok-ut në Shqipëri, një kërkesë e ngjashme po bëhet edhe në Kosovë nga prindërit, të cilët e shohin këtë platformë djallëzore si një rrezik të madh për fëmijët. Kërkesa e tyre po përkrahet edhe nga profesorët, të cilët theksojnë se mbyllja e TikTok-ut mund të ndihmojë në shmangien e efekteve negative që kjo platformë ka mbi përdoruesit, sidomos te të rinjtë. Sipas tij, platforma përmban përmbajtje që shpesh është e papërshtatshme dhe mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e fëmijëve.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
