Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare të Kosovës. Nga këto të dhëna mësohet se gjatë kthimit në perëndim, pritjet më të gjatë janë në pikat kufitare me Serbinë. Pritjet te pika kufitare “Dheu i Bardhë” me Serbinë po zgjasin nga 1 deri afër 1 orë e gjysmë ndërsa në pikat tjera kufitare me këtë shtet, pritjet janë më të shkurta, në Merdar deri në 40 minuta, në Mutivod rreth 20 minuta ndërsa në pikat kufitare në pjesën veriore të vendit, pritjet janë edhe më të shkurta.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
