Njëra nga temat e takimit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së, pritet të jetë çështja e dialogut Kosovë Serbi

Procesi i vettingut në gjyqësi, prokurori, nivele të larta në polici, AKI është synimi kryesor i qeverisjes, LDK-Vetëvendosje

Procesi i vettingut në gjyqësi, prokurori, nivele të larta në polici dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI) është synimi kryesor i qeverisjes së mundshme të LDK-së dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Këto dy parti janë duke u zotuar për reforma rrënjësore në sistemin e drejtësisë dhe kthimin e besimit të qytetarëve ndaj këtyre institucioneve. Në tryezën me temën “Prioritetet legjislative në fushën e sundimit të ligjit: Një perspektivë nga legjislatura e re e Kuvendit”, të organizuar nga GLPS-ja, Albulena Haxhiu nga Lëvizja Vetëvendosje, ka thënë se në takimin me LDK-në do të flasin për sundimin e ligjit. Ajo ka deklaruar se një prej synimeve kryesore të qeverisjes së tyre është kthimi i besimit të qytetarëve në institucionet e drejtësisë. Ndërsa Armend Zemaj nga LDK-ja, ka thënë se ndryshimet efikase do të ndodhin dhe se kërkohet edhe hartim i legjislacionit. Zemaj ka thënë se është i domosdoshme bashkëpunimi me Kuvendin dhe shoqërinë civile.

Kontrolloni gjithashtu

Arben Gashi

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, kritikon pengesat në funksionin mbikëqyrës të Kuvendit të Kosovës

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka akuzuar shumicën parlamentare për pamundësimin e …