Sipërmarrësit rahovecas, posaçërisht prodhuesit e verës, janë duke i kontribuuar rritjes së prodhimit dhe eksporteve në nivel vendi. Kjo na bën krenarë, por edhe të ndërgjegjshëm që të angazhohemi me seriozitet më të lartë të krijojmë politika përkrahëse që nxisin veprimtarinë prodhuese vendore, ka thënë kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi gjatë vizitës ne bodrumin e verës, Agro Alf Shulina.
Pronari Florim Shulina e njoftoi kryetarin Latifi se vetëm ky bodrum ka kapacitet prodhimi vjetor prej gjysmë milion litra verë dhe se eksporton edhe në vendet e Evropës. Ndërsa, nga vizita tjetër te bodrumi “Rahvera”, pronari Visar Hajrullaga tha se prodhojnë tetë lloje të verërave, si dhe rakinë e rrushit.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
