Fazli Graiçevci (1935 - 1964) një jetë e martirizuar në rrugën e lirisë

Prof. dr. Hakif Bajrami: Fazli Graiçevci ishte ushtari i parë i Adem Demaçit, i vrarë mizorisht nga UDB-ja jugosllave II

 

Kur u burgos Fazli Greçevci?

  Fazli Greiçevci u burgos më 3 gusht 1964. Nga ajo ditë e deri më 12 gusht do të merret në pyetje, me detyrim që t` i zbuloi shokët e organizatës së LRBSH-ës. E vërteta LRBSH ishte themeluar në shtator 1963. Ishte aprovuar Statuti dhe Programi. Këto dokumente gjatë gjithë shekullit XX do të vazhdojnë të mbesin objekt studimi për të gjitha nomenklaturat e pushtetit okupator jugosllavë. Sipas Statutit, në krye të LRBSH do të zgjidhet unanimisht Adem Demaçi. Për nën komitete do të zgjidhen: për Prishtinë Xhafer Mahmutxhiku, për Gjakovë Kadri Kusari, për Gjilan Rexhep Elmazi, për Llap Azem Beqiri, për Drenicë Fazli Greiçevci, për Pejë Ramdan Shala dhe për Mitrovicë Zeqir Gërvalla. Të gjithë këta patriotë do të qendrojnë të patudur në të gjitha kthesat e Luftës për çlirimin e Kosovës. Të gjithë, gjithëmonë kanë pasë një respekt të pakursyer për Fazli Greiqevcin, për njeriun e BESES , mendimit, fjalës dhe veprimit që nuk i zbuloi shokët.

Jeta e Fazliut nuk ishte poezi, por poezia e tijë është dhe do të mbetet JETE e pavdekshme që nuk ka fillim as mbarim. Të paktën për burgimin e Fazli Greçevcit kam pasë mundësinë që t` i lexojë të gjitha dokumentet e hetuesisë dhe gjykatës, të tërë procesin hulumtues të Komisionit shtetror të LK. të Kosovës, përpiluar më 1967 dhe të botuar në “Kosova sot’ më 2007 në vazhdime si material “ultra ekskluziv”. Dhe për të ardhur deri te e vërteta se kush e privoi nga jeta patriotin Fazli Greiçefcin, shtrohen këto pyetje: kush e ka marrë në pyetje; me kenë ka qenë në dhomë të burgut; cilët mjekë e kanë vizituar pasi që thuhet se “ka vdekë nga një sëmundje ngjitëse”!!!?; kush ka qenë gardianë në burg. Dhe në fund kush e ka zbuluar Fazli Greiçevcin në cilësinë e drejtuesit të LRBSH-ës për Drenicë? Në bazë të tërë dokumentacionit rezulton se Fazli Greçevcin e kanë zbuluar ata persona që e njihnin veprimtarinë e tij patriotike dhe revolucionare, pra ishin në afërsi me te, por JO në organizatë me te. Pra, me asnjë argument nuk mund të vërtetohet se Fazliun e kanë zbuluar shokët e organizatës LRBSH. Fazli Greçevci, për t` ua mbyllë gojën atyre që flasin pa argumente do të vetë dorëzohet, pa e zbuluar askush. 

Për vrasjen mizore të Fazli Greçefcit deri më 1967 nuk ka pasur shans teorike që të flitet e të akuzohet dikush në gjykatë. Plenumi i Brioneve i LKJ-ës (1966) krijoi mundësi të terthortë që edhe shqiptarët ta thonë të vërtetën për pësimet e tyre nga UDB e Titos-Rankoviqit dhe kriminelëve të tjerëve pranë tyre. Po, historikisht është vërtetuar se në Plenumin e Brioneve nuk ishin në pyetje shqiptarët fare, por ishte në pyetje karrika e Titos, sepse deri më 1949 Partia e ka kontrolluar UDB-ën. Ndërsa rrethanat që u krijuan pas IB-es (1948) UDB-a fitoi hapësirë për ta kontrolluar Partinë. Dhe këtu fajet e Titos nuk mund të amnistohen. Përkundrazi, Titi ishte fajtori kryesor i deformimeve, krimeve dhe të gjitha padrejtësive ndaj shqiptarëve sepse i dinte të gjitha pa asnjë hezitim. Ky pohim mbështetet në argumente të qindëpërqindëta arkivore.

Të kthehemi te vrasja mizore e Fazli Greiçefcit. Më 1967 dhe 1968 janë zhvilluar hetime dhe janë ekzaminuar vrasësit kryesor. E ata ishin UDB-ashët: Lluka Tomanoviq, Vllada Shilegoviq, Bojoviq Milloje, Nikoliq Miodrag, Pavlloviq Zhivorad, Markoviq Cvetko, Mitroviq Millan, Grubeshiq Sllavko, Zhiviq Tomisllav, Nazmi Kursani, Sveta Bogdanoviq, Mirko Zdravkoviq (kërcnon që kufoma nuk guxon të hapet në varrim), Stanisllav Grkoviq, Shaban Hyseni, Qedo Topalloviq, Millorad Josifoviq, Steviq Dragisha. Ishin përgjegjës mjekët : Dr Boro Moraçiq, Dr Ana Janova, Dr. Sllavisha Nikoliq (ky e ka nënshkruar vdekjen-obduksionin) e tj. Radivoje Mirkoviqi ishte nënshkrues i dytë i obduksionit. Duhet për hir të objektivitetit, të thuhet se Dr Ana Janova kishte shfaqë hidherim pse obduksioni bëhet pa e pyetur ate fare. Eshtë konstatuar se Dr Bora Moraçiqi e kishte vizituar Fazli Greçefcin në burg. Shtrohet tash pyetja pse ta vizitojë një kirug njeriun që nuk ishte për kurrëfarë operacioni?!!!. Kjo do të thot se edhe shumë të tjerë janë mbytë me dijen e Dr. Bora Moraçiqit, i cili edhe pas Plenumit të Brioneve, pat arritur të bëhet edhe Drejtor  në Spital. Në anën tjetër Rrustem Statofci, infermier, më ka treguar se të gjithë emrat e sipërshënuar kanë qenë të lidhur me një zingjir komandues për likuidime të shqiptarëve pa gjurmë dhe pa “nishan”. Gjykatësi hetues më 1967, i përmend si deshmitarë edhe Xhemail Greiçefcin, Hamdi Greiçefcin nga Flamurasi (ish Strofci). I përmend Rrustem Statofcin infermier dhe Millan Petroviqin infermier. Të gjithë këta nuk i merrë gjykata si deshmitar serioz, por i injoron. Është fjala për Ramadan Vraniqin,  si kryetar gjykate dhe anëtarë të kolegjit; Tahir Ibranin dhe Radomir Patërnogiqin. Edhe këta (gjykatësit),e pas Plenumit të Broneve, edhe ata (vrasësit)  gjykata e historisë nuk i liron nga fajësia, sepse e përfunduan gjykimin pa i qitë në shesh fajtorët. Kishin mundësi, por e zgjodhën turpin dhe politikën.

Sa i takon guximit të dr Ali Sokolit, duhet theksuar se ai ishte anëtar i LRBSH-ës së bashku me Ramiz Hoxhën dhe Dr Xheladin Deden. Këta persona lidhjen e kishin me Azem Beqirin dhe kurrë nuk u zbuluan. Ndërsa, sa i takon zbulimit të vrasësit të Fazli Greiçevcit duhet theksuar se ai kishte mbetë i pazbuluar një kohë. Dhe me që të gjithë shokët drejtues të LRBSh-ës ishin burgosë, Fazli  do të vetëdorëzohet. E vërteta, gjykatësi hetues Qazim Tolaj më 1967 dhe 68, siç shihet në dokumente e kishte zgjeruar aktakuzën me shumë emra. Ky gjykatës hetues do të akuzojë se: “…Fazli Greçefci ka vdekur në mënyrë të dhunshme , përkatësisht , pas torturave dhe maltretimeve mizore nga ana e mbikëqyrësve në burg. Për këtë ka dëshmuar eksperti prof. Velo Bujan…Rrahjet kanë zgjatë dy ditë nga Dragosllav Bioçanin dhe Dragosllav Magovqeviq. Me gjithë këtë hetim që ndodhë pas katër vjetësh, Vllada Shilegoviq e ka penguar hetimin”. (Materiali hetimor gjendet në: A. K. Fondi: Gjyqi i Qarkut Prishtinë, K. O. nr. 57/67). E vërteta vrasësi kryesor i Fazli Greiçevcit sipas kujtimeve të dr Ali Sokolit, ishte urdhërdhënsi Lluka Tomanoviq, të cilin gjykatësi politik Ramadan Vraniqi e liron nga çdo përgjegjësi me vendimin K. nr. 199/68. Lidhur me këtë që e theksova, në një ndejë ku ishin Dr Ali Sokoli, Dr Xheladin Deda , Bajram Petrofci, Dr DEDA më drejtohet: “ Sa isha student në Itali e pata shkruar një vjershë me titull “Kosova fatmurge” dhe e pata botuar. Me atë vjershë ende jetojë, rropatem me përmbajtjen e saj. E kuptova se e kishin biseduar brengën time, naivitetin tim për “vjershën hakmarrëse” që e kisha ruajtë me aq kujdes. Prandaj sipas hulumtimeve të dokumenteve rrelevante në Fondin e cekur vrasësi i drejtëpërdrejtë i Fazli Greçevcit ishte UDB-shi Narangjiq, të cilin gjykatësi hetues nuk e përmend fare. Kjo do të thotë se më 1967 dhe 1968 është ngritur “pluhur” politik për t` i mbuluar krimet horizontale dhe vertikale të politikës. Në materiale qëndron i nënshkruar edhe emri i gjykatësit Rizah Fazlia, por edhe ky i jep fund “gjykimit” të tij me një mjegulli që mbetet krim i pandëshkuar nga një sistem gjakatar siç ishte ai jugosllav. Gjyqi i historisë, sigurisht se nuk do të pushojë me këtë gjykim, por do të thellohet edhe metej për këtë dhe për krimet tjera të bëra për t` i shfarosë shqiptarët.

Farsa e një tragjedie në gjyatoren politike komuniste 1967/8 dhe filozofia e LRBSH-ës

Tash vijmë te një pyetje që është bosht i rreshtimit politik të atyre që u burgosen për lirinë dhe bashkimin kombëtar, dhe atyre që burgoseshin n` “emër të popullit”. Filozofia e historisë në rreshtimin politiko strategjik prej çdo populli kërkon të ekzistojë një KONTRATE, në mes të Kombit dhe Shtetit-idesë për një shtet të bashkuar. Ajo Kontratë është e natyrës idealiste dhe materiale, është garancion i rrugëtimit për çlirim dhe bashkim. Për këtë KONTRATE janë flijuar me mija patriotë anë e kënd viseve etnike shqiptare që ishin në robëri.

Në Kontratën shoqërore dhe politike që në rastin konkret është dhe mbetet për bashkimin kombëtar të  Shqiptarëve, LRBSH veçonte katër elemente shtyllë të tërë procesit objektivizues. Së pari, duhet të theksohet çkaështë e nevojshme; së dyti duhet të theksohet çka është e domosdoshme; së treti duhet të theksohet çka është e pashmangëshme. Së katërti duhet të gjendet “ngjyra”  e firmosë tërë procesin mbarvajtës.

Në lidhje me atë që u tha më lartë si element i nevojshëm ishte organizata LRBSH. Si element i domosdoshëm ishte Programi i LRBSH-ës. Si element i pashmangshëm ishte firma e Adem Demaçit. Për autorin e Programit LRBSH-ës, u interesuan dy Blloqet ushtarake më 1965: NATO dhe Pakti i Vrashavës. Natos do t` i thuhet nga jugosllavët se: “Ky Proram është një vizion kominternist”. Ndërsa Paktit të Varshavës , do t` i thuhet se “kemi të bëjmë me një program Ballist”. Kur e lexuan të dy taboret, erdhën në përfundim se në Program nuk kemi të bëjmë me ideologji fare. Ky konkludim ishte fitorja e një rreshtimi të shekullit nga Adem Demaçi, në të cilin Fazli Graiçevci do të bëhet kurbani i parë, dëshmori i parë. Po ngjyra e këtij programi historik, kush mund të jetë, gjithmonë do të mbetet gjaku i Fazli GREçEVCIT dhe dëshmorëve të tjerë të lirisë dhe pavarësisë Kosovës, për t` ia hapur portën bashkimit kombëtar, për ta realizuar amanetin e Rilindësve.

Tash shtrohet pyetja se pse Programi i LRBSH-ës i kishte frikësuar DY ETAPA të LUFTES për realizim. Etapa e parë ishte cilësuar se do të quhet ETAPE PAQESORE. Ndërsa Etapa e dytë sipas Programit të LRBSH-ës përcaktohej  jetë JOPAQESORE. Në të dy etapat, sipas Programit ishte me rëndësi që Kombi mos të barrikadohet në IDEOLOGJI. Aty, decidivisht thuhet se : “ Nuk ka rëndësi a do të na ndihmojëPerëndimi apo Lindja. Me rëndësi është se Lufta jonë është e drejtë dhe nuk zhvillohet kundër asnjë kombi, por ku ndër sistemit kolonial jugosllavë”. Këtë gjenialitet të Adem Demaçit do ta vlerësojnë të gjitha institucionet shkencore prestigjoze në botë, kuptohet në një heshtje bifurkative. Fazli Greçefci në këtë filozofi politike do të mbetet figura emblematike sepse gjaku i tij do të mbetet amanteti për luftë sublime.

Etapa e parë e Luftës sipas dokumenteve që janë krijuar do të fillojë nga viti 1964 dhe do të zgjasë deri më 23 mars 1989, kur Serbia doli hapur kundër çdo rruge të drejtë të Kosovës për t ` u avansuar në Republikë. Kjo rrugë nuk ishte mohim i Programit për bashkim kombëtar, por ishte një segment me të cilin dëshmohej civilizimi i shqiptarëve dhe padrejtësia që u ishte bërë nepër kongrese dhe konferenca ndërkombëtare. E vërteta, 23 marsi 1989 deshmoi se Serbia nuk ka ndryshuar kursin e vet kolonial, prandaj nga burgu Adem Demaçi do të porositë që me asnjë çmim mos të pranohen ndryshimet e dhunshme kushtetuese, por të çmohet vetëvendosja dhe e drejta për shkëputje pa dhunë. E vërteta më 1989 do të formohet në vend të partisë (LKJ), disa parti politike. Në Programin e tyre, jo të gjitha do të aplikojnë politikën paqësore. Por të tjerat do të dëshmojnë se me atë politikë vetëm i ndihmohej okupatorit dhe ndihmësve të tij, sepse kanë ndryshuar rrethanat politike jo vetëm në Ballkan por edhe në botë në përgjithësi.

Ç’ është e vërteta në Shqipërinë Kontinentale që ishte në robëri kanë vepruar disa parti revolucionare që kishin rreshtim të drejtë politik dhe patriotik, të cilat gjithmonë kanë pasë respekt për LRBSH-ën dhe prijësin e saj Adem Demaçin si krye ideator i luftës për liri dhe bashkim kombëtar. Prandaj, qysh më 4 korrik 1992, kur Komisioni i Badinterit e shpalli Jugosllavinë shtet  shkatërruar, do të lajmërohet ngadalëë por sigurt politika jopaqësore e LRBSH, drejtë themelimit të bërthamave të para guerile e quajtur UÇK. Duke synuar zgjerimin e kësaj politike duhej të ndryshonte POPULLI. Dhe ishte evidente se botës Perendimore demokratike duhet t` i dëshmonim seriozitetin që synonim qoftë edhe me përdorimin e armëve. Çdo deklarim për politik paqësore gjatë viteve 23 mars 1989 deri më 5 -7 mars 1998, është politikë fiktive sipas filozofisë së historisë, sepse ia zgjatë jetën okupatorit gjakatar, i cili për fat në dekadën e fundit të shekullit XX e zgjeroi harkun e dhunës edhe mbi kombet (kroatët, boshnjakët, sllovenët etj) që qeveriste dhe dhunonte shqiptarët. Këtu diferencohet rubikoni shqiptar i qujatur Programi i Adem Demaçit. Dhe, në Evropë do ta kuptojnë shumë shpejtë këtë orientim të Ri të shqiptarëve. Prandaj, Parlamenti evropian do të nxitojë dhe Adem Demaçit do t` ia ndaj çmimin “SAHAROV”, krejt me qëllim që këtë strateg dhe burrë-kombi demokrat, ta ndaj nga rreshtimi  për luftë të Drejtë. Prandaj, mund të konstatojmë se në Parlamentin e Evropës kur Adem Demaçi e mori çmimin “Saharov”, Evropa e pa se kemi ndryshuar Ne dhe ajo do të ndryshoj qëndrim ndaj nesh por jo pa implikimin e SHBA-ve, si kampion i demokracisë dhe pavarësisë në botë. E vërteta një vit pas çmimit “SAHAROV” që iu dedikua Adem Demaçit, disa qarqe në Evropë (francezo-italiane) nxituan që atë çmim t` ia dhurojnë edhe kryetarit të LDK-ës, të një parti që quhej pacifiste, gandiste etj. Me këtë Evropa e re tregoi se është ajo që shndërrohet në MODEL, në synime, sipas nevojës, dhe pavarësinë e shqiptarëve, të paktën nuk e dëshiron, ose e pengon se mos po bëhet model për të gjitha padrejtësitë në kontinent. “Saharovi” i dytë u dha për ta defaktorizuar të parin, por pa sukses, sepse në të dy “saharovët” do të implikohen SHBA me politiken e saj demokratike dhe çlirimtare si model për luftën e të gjitha kombeve të robëruara. E pra, Evropë, Programi i Adem Demaçit është ANTE PORTAS. Luje politikën e vjetër të re, në paq hapësirë!!!. Amerika e Gjergj VASHINGTONIT është këtu.

Qoftë e rroftë për jetë.

Fazli Grejçefci me BESEN e tij dhe të kombit të tij do të pozicionohet në piedestalin e civilizimit, që nderohet nga të shtypurit dhe të shfrytëzuarit kudo në botë. Lufta e Fazli Greiçefcit nga burgu, me duar e këmbë të lidhura do t` thyejë prangat pikërisht nga nxënësit e tij, nga bashkëkombësit e tij me shembullin e tij,me veprën e tij që nuk urren, që mendon, flet dhe vepron në stilin e shkollës Skëndebeut që për një çerek shekulli bëri LUFTE të DREJTE.

Dhe në rrugën e faktorizimit të LUFTES se DREJTE në Kosovë 1992-1999, do të ekspozohen shumë barriera, politike dhe materiale si nga faktori i jashtëm ashtu edhe nga ai i brendshëm. Bile lufta për defaktorizim shkoi deri aty sa që publikisht u demonizua lufta e Ushtrisë. Çlirimtare të Kosovës. Madje pati edhe orvatje që UÇK të shformësohet fakt ky që ngjau në Zonën Operative të Dukagjinit, po pati edhe delegacione që e provuan këtë zanat të kobshëm në tërë Kosovën, kuptohet me pasoja por jo me dështim sepse shumë shpejtë e muarën komandën heronjët e vërtetë, luftëtarët që u rrehnin damarët për liri dhe çlirim ashtu si programonte Adem Demaçi dhe Fazli Greçevci, pa ideologji, pa urrejtje por për liri, për NEO LUFTE, me të cilën fillon në historinë botërore EPOKA E RE, ku ushtarët që bëjnë luftë të drejtë, nuk vrasin fëmijë, pleq, plaka, femra shtatzëna, nuk vrasin civilë që nuk kanë armë në dorë, janë dhe do të mbesin fitimtar. Kjo shkollë e Adem Deamçit në strategji dhe e Fazli Greiçefcit në BESE SHQIPARE, do të merr karakter të ri pas 24 marsit 1999, do të merr karakter botëror. Kështu njëherë e përgjithmonë, çlirimi nga robëria e dyfishtë: nga ideologjia dhe robëria fizike do të marrin fund. Por prapë gjaku i Fazli Greçevcit dhe dëshmorëve tjerë në vijim 1964-1999 do të mbesin shkronjë e pashlyer dhe e garantuar për brezat që vijnë. Madje lirimi nga ideologjia në Shqipërinë Bregdetare, me këtë luftë të Drejtë në Kosovë, në Luginën e Preshevës, në Iliridë, në krahinën e Ulqinit, në Çamëri  do të avansohet dhe shndërrohet në garancion, pra jo vetëm në shpresë, që një ditë të lindë bashkimi i kombit, sepse janë krijuar efektivat dhe faktorët për te dhe në te me devizën: “Një tokë, një popull, një ëndërr”.

Shqiptarët edhe para 23 marsit 1989 nuk ishin një “gacë e mbuluar nën hi”, që po shkrihej ngadalëë në dobi të okupatorit. Jo, ishim një unë e ndezur që do të shperthej si vullkani në dekaden e fundit të shekullit me ato mjete që dispononin.

Për Fazli Greçefcin kanë shkruar monografi: Selatin Novosella, Riza Greçevci, N. Gashi etj. Të gjitha monografitë janë një përpjekje për ta ndriçuar qëndrimin heroik të Fazli Greçevcit para udbashëve vrastarë. Por nga këto shkrime del një aksiomë se populli dhe bijtë e tij të shkollës së Hasan Prishtinës, Emin Durakut, Qemal Stafës, Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Fehmi Lladorofcit, Shkelzen Haradinit dhe ideatorit të tyre Adem Demaçit, janë të pavdekshëm, janë vula, është nënshkrimi, është ngjyra e asaj kontratës në mes shtetit kombëtar dhe kombit përgjithmonë.

Në fund duhet ta citojmë Papa Kristo NEGOVANIN për të mësuar kombi gjithmonë se çka janë jerënjët dhe sa vlen xhaku i tyre: “Nëse  vrisniruene gjakun tim dhe me te ta shkruani gjuhën shqipe”. Ai gjak është edhe i Fazli Greçevcit, Tahir Mehës, Afrim Zhitis, Agron Rrahmanit, Rexhep Malës, Fahri Fazliut, Ali Ajetit, Mehë Ukës, Zahir Pajazitit, ADEM dhe HAMEZ JASHARIT, Shkelzen Haradinjat, Fehmi Lladrofcit, Xhevë Krasniqit-Lladrofcit, Agim Ramadanit, Sali çekut…të gjithë të shkollës Hasan Prishtinës dhe Adem Demaçit.

FAZLI GREIÇEFCI: NUK DUA TE I LË NJOLLA AS VETI AS SHKOKEVE AS KOMBIT

Më 8 qershor 1964 burgoset Adem Demaçi dhe shumë të tjerë. Në këtë përfundim shtrohet pyetja kush i zbuloi. Shkrimet e deri tashme dëshmojnë se së pakut ishin nja gjashtë hafije. Për njërin dihet. Ishte Jusuf Nazari (Hoxha), që ishte edhe anatr i organizatës në Pejë. Ai me direktivë të UDB-ës ishte infiltruraur brenda LRBSH-ës. Për të tjerët, do të shkruhet dhe flitet kur të publikohen dosjet e UDB-ës famëkeqe. E vërteta shumë anëtar të LRBSH, atë verë të vitit 1964 kishin mbetur të pa zbualuar. Njeri ndër ta ishte edhe Fazli Greiçevci. Ky patriot ishte edhe drejtues i LRBSH në Drenicë. Dhe për mos me u përfolë se po mbetej i dyshimtë, më 17 gusht 1964 do të vetë dorëzohet në burgun e Prishtinës. Këtij korifei kombëtar shumë miq dhe anëtarë të LRBSH-ës do të i thonë: “Mos u dorëzo”. Ndër ta ishte patrioti Ramadan Dallduri, i cili i fundit e porositë me bindje, duke e përbe në FlAMUR dhe BESE shqiptare se në saje të miqve do të shpëtoi, prandaj, mos të dorëzohet. E këshillon që të mshifet dhe do t` ia dali sepse kishte shumë miqë, po edhe mundësi që mos të dorëzohet. FAZLIU do t` i përgjigjet BACIT DAN, (Ramadan Dalldurit, i cili njihej për veprime patriotike në të gjitha etapat kah kemi kaluar-HB) shkurt: “ Unë nuk i pranoj kufijtë aktual shqiptaro-shqiptar. Unë jam nxënës i Adem Demaçit. Nuk mund të jetojë ndryshe vetëm se me të vërtetën. (1964). Hasan Prishtina, Isa Boletini, Azem Galica, Shaban Polluzha po të donin nishane, ato do t` ua shtrembëronin krihet, por u rreshtuan në rrugën e drejtësisë dhe të Kombit. Nuk dua që të i lë njolla as veti, as shokëve e as Kombit”. E bëri atë që ia thoshte ndërgjegjja kombëtare. Nuk donte të mbetej jashtë radhëve të shokëve të idealit. Nuk dëshironte të flitej se: “Ja ky shpëtoija ky ka diçka….”. Kështu do të më rrëfejë Ramadan Dallduri, të cilin e njihja nga viti 1970. Populli jonë kështu flet edhe sot e kësaj dite, duke vënë në dyshim shumë çka, për shumë kënd, pa pasë asnjë informacion. Kjo filozofi mazohiste dhe idiotike është prezente te popuj që kanë jetuar gjatë në robëri. Si duket është pasojë e popujve të pa shtet, është plangton i robërisë shumëvjeçare.

Po vrasja e Fazli Greiçevcit do të mbetet çështje “enigmatike”, por ngacmuese për çdo zemër atdhetare,do të mbetet admirim për çdo patriot. E vërteta , vrasja mizore e Fazli Greiçevcit në burg ia hapi inteligjencisë shqiptare dy porta: ta urrejë okupatorin edhe më tepër;  ta admiroi dhe dëshiroi me çdo çmim kombin e bashkuar. Shembulli i Fazli Grejçefcit ishte shkollë edhe në Luftën e fundit çlirimtare.

Vrasja mizore e Fazli Greçevcit nuk ishte vetëm ngjyra e vulës së nënshkruar në Programin e LRBSH-ës, por ishte edhe kauzë shpirtërore për çdo shqiptar patriot, për ta kuptuar se ku jeton, për çka jetohet dhe për çka duhet të punoi, në mënyrë që krimet e tilla monstruoze mos të përsëriten në asnjë sistem shoqëror dhe politik. Fati i Fazli Greiçevcit nuk është fundi i tragjedisë nën robëri, por është fillim i luftës për t` u çliruar nga tragjedia. Dhe për çudi, nuk ka liri pa flijime dhe pa heroizëm të shkollës stoike dhe karakterit arbëror të shembullit të Fazli Greçevcit, që mos t` i zbuloi shokët dhe shoqet e idealit –të organizatës. Prandaj, nëse lexohet me kujdes DOSJA e hetimeve dhe gjykatës për Fazli Greçevcin, hulumtuesi e kupton se në dorë të kujtë ishim. Dhe, kur të renditen të gjithë ata udbash kriminelë, të gjithë dalin serbë dhe malazezë. Prej 23 sa figurojnë nëpër dosje, vetëm dy janë shqipfolës. Edhe ata për çdo ditë duhet të tregohen se janë më udbash se udbashët, të vrasin dhe dhunojnë shumëfishë më tepër se ata 21 të tjerët që vrasin e kthjellin shoqërinë e pa mbrojtur, ku hafijet dhe vrasësit janë kudo dhe “të padukshëm”. Ata si zagarë që ishin duhej të nuhatëshin në çdo skutë, në çdo odë, kuvend, dasmë, vdekje, xhami, kishë, punëtori, tren, kudo ishte hieja e tyre. Po dielli, do thoshte poeti lind edhe në Perëndim, kur populli dëshiron.

E pyetën Adem Demaçin, shefin e Fazli Grejçefcit dhe të gjithë shqiptarëve liridashës, ndër të tjera, udabshët Sveta Bogdanoviq dhe Milisav Llukiq: “Kur pate guxim të flasish kundër Jugosllavisë, atëherë guximin ta shprehish edhe para nesh”? Demaçi iu përgjigjet gjakftoftë dhe me guxim: “ Kur njeriu është jashtë mureve të burgut, kërkoni prej tij të heshtë, kur e futni brenda, i kërkoni të flasë”. Udbashët do t` i kërcënohen se kemi mjaftë fakte për ty, por a mendoni fare për vetën dhe për familjen”.? Dhe Adem Demaçi, me një mendim që duhet të mbetet në çdo enciklopedi iu përgjigjet shkurt: “Unë mendoj vetëm për shkatërrimin tuaj” ( Egocogito sempervoter catastrofarum”.

Natyrisht se Adem Deamçin e ballafaqojnë me gjashtë anëtarë të organizatës LRBSH që kishin pranuar çdo gjë që dinin. Prapë Adem Demaçi do t` u përgjigjet: “A po e shihni … Populli jashtë nuk ka ide …se çfarë janë. A jeni të vetëdijshëm se ju ata i keni shndërruar në heronjë”. (shiqo: Shkëlzen Gashi, Adem Demaçi, Prishtinë, 2010, f. 50). Po Fazli Greiçevci, që nuk zbuloi njeri pse e torturuan deri në vdekje. E vërteta, udbashët e dinin finalen e jetës së Fazliut , por kërkonin të mbizotëroi te të gjithë shqiptarët fati i tillë. Dhe kur të lidhet ky moment me fjalinë e Demaçit “Unë mendoj vetëm, për shkatërrimin tuaj”,atëherë kuptohet esenca e luftës pamëshirshme për liri. E pra e tillë është historia, edhe i shtypuri edhe shtypësi mendojnë vetëm në shkatërrimin e njeri tjetrit. Të shtypurit mendojnë me të drejtë dhe gjithmonë ia arrijnë, pa e llogaritë kohën. Kështu ka deshmuar historia. Shtypësit për të qëndruar në fronin e mizorive, kurrë nuk mendojnë për kohën, që një ditë historia do t` i vë në plehun e kohës së turpshme.

Në bazë të dokumenteve vërehet se LRBSH llogariste në luftë të gjatë dhe të pamëshirshme. LRBSH e Fazli Greiçevcit do të fillojë të zgjerohet prej poshtë-lartë. Dhe Lufta çlirimtare me mjete jopaqësore që filloi më 23 mars 1989, do të metastazoi duke e përfshi tërë Kosovën, Luginën e Preshevës dhe Iliridën, të gjitha viset e robëruara shqiptare, për ta krijuar shansin që të përhapet edhe në Çamëri, në viset shqiptare  në Mal të Zi, në tërë Shqipërinë Bregdetare.  Por ashtu si e ndanë nga jeta shumë të ri Fazli Greçevcin, ashtu këtë metstazim të Luftës së Drejtë në fund të shekullit do ta pengojnë Fuqitë koloniale dhe do të na plasojnë diku në gjysmë të rrugës e diku do ta pengojnë dhe nuk do të filloj historia të lëvizë fare. Liria lëvizë, do të thoshte Fazli Greçevci. Nëse lëvizë, bëhet faktor universal i admirimit dhe faktorzimit të ndërgjegjes së zgjuar kombëtare.

Pas vdekjes mizore të Fazli Greçevcit më 1964, pikërisht një vit më vonë jashtë mureve të burgut do të krijohet një atmosferë tjetër. Populli i robëruar i Adem Demaçit dhe Fazli Greçevcit do të mendojnë se ma në fund i kanë thyer disa pranga të robërisë. Po ishte ajo një fatamorganë historike, sa për të nxituar, për të ndryshuar kursin e luftës në “kërkesë të ujit” (lirisë). Dhe më 1967/68 në Prishtinë, do të mbahet procesi gjyqësor kundër atyre që e privuan Fazli Greçevcin nga jeta. Fazli Greçevci ishte viktima e parë e LRBSH-ës. E vërteta ishte ajo gjykatë vetëm një paradë politike e klanit “triumafalist” shqiptar, asgjë më tepër. Dhe, kur parada politike mbeti vetëm si dekor, filloi Etapa e demonstratave, filloi të dëshmohet se gjaku i Fazli Greçevcit dhe fjalët e Adem Demaçit ishin profetike, nuk ishin shkri kot. Lufta për faktorizimin e atij gjaku, e atyre fjalëve do të shndërrohet në aksiomë kombëtare, që ngadal, por sigurt do të i përfshijë të gjitha poret e jetës shqiptare nën robërinë jugosllave. Ora e historisë për këtë popull kishte rrahë më ngadalë se kudo në Evropë, por minutat e saj ishin stallagmite, dëshmi se nuk ka kthim prapa.

Kështu gjaku i Fazli Greçevcit dhe fjalët enciklopedike të Adem Demaçit do të shndërrohen në shkatërrues sistematik të një shteti gjakatar dhe njëherit do të avansohen në ndertues edhe më të mëdhenj, në ndërgjegjen e një populli për t` u sakrifikuar për liri. Dhe si të arrihet objektivi i plotë i ndërgjegjes kombëtare për liri, është dhe mbetet vetëm një përgjegje. Energjia e kombit të rreshtohet drejtë dhe me kohë e kompetencë për liri dhe progres të civilizimit, duke u rreshtuar kah popujt që kultivojnë demokracinë pa dilema.

Më fund betimi për gjakun e heroit Fazli Greçefci

Në fund , porositë e Fazli Greçevcit i gjejmë në këtë vulë historike: Për të mos u gabuar…”Shkrimi për Fazli Greçevcin u dedikohet që ta lexojnë vetëm atyre meshkujve dhe femrave të cilët zemrën e kanë të denjë dhe të fortë me ndjenja patriotike; U dedikohet për t` u lexuar vetëm atyre që lindin, rritën dhe vdesin me fjalën Shqipëri në gojë; U dedikohet vetëm atyre që janë përherë të gatshëm me u bë fli për Shqipëri dhe kombin Shqiptar, për shqiptarizëm; U dedikohet vetëm atyre që fjalët patriotizëm dhe Shqipëri u vlojnë në Zemër, e jo nëpër buzë. E tillë duhet të jetë rinia shqiptare” (marrë nga “DOSJA” 1957, përshkrim i shkruar me dorë nga avokati ynë e njohur dhe i paharruar Bajram Kelmendi, gjithashtu viktimë e krimeve monstruoze serbe). I tillë ishte Fazli Greçevcishok lufteushtari  besnik, i heroit kombëtar, Adem Demaçit.

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Shpërthime të eksplozivit nëpër vendbanimet shqiptare. Një pjesë e delegacionit shqiptar nga Aeroporti i Prishtinës niset për në Rambuje (13 mars, 1999)

Ahmet Qeriqi: Shpërthime të eksplozivit nëpër vendbanimet shqiptare. Një pjesë e delegacionit shqiptar nga Aeroporti i Prishtinës niset për në Rambuje (13 mars, 1999)

Rreth orës tetë të mëngjesit  kanë filluar granatimet e forcave serbe mbi disa fshatra të …