Prof. dr. Hakif Bajrami: Njeriu që e ndryshoi epokën shqiptare dhe paleo-luftën e transferoi në neo-luftë I

Mësa mjegullat mund ta shkatërrojnë bjeshkën, për aq  sado të sulmohet, herë djathtas e herë majtas, herë hapur e herë tinëzisht, sa nga sabotatorët dhe tradhtarët përbrenda, sa nga armiqtë jashtë radhëve të kombit, për aq mund ta shmangin, dënojnë e përbaltin, kushdo qoftë veprën  jetësore të Babait të mendimit fjalës dhe veprës  për krijimin e UÇK-ës  e cila me luftën e saj të drejtë –NEOLUFTË e bëri realitet shtetësinë e Kosovës, e Ai është Adem Demaçi.

Në Shqipërinë Etnike të idealit të Adem Demaçit, në Kosovën e Tij ora e historisë pati rrahur ma ngadalë se kudo në Evropë. Dhe me këtë ngadalësi  jo vetëm hilexhinjtë  e brendshëm por edhe të pabesët e historisë shqiptare provuan nga viti 1878 e deri më 1999, ta bartin në varr, për mos me u ndie ma për së gjalli një liberator prijës I vegjëlisë, rinisë shkollore, studentëve por ma në fund I tërë globi u detyra t` i thotë po strategjisë së tij. E për ta kthyer historinë andej kah nuk e planifikonin gjakësorët  e kombit tonë pikërisht më 1958, kur filloi institucionalisht të shkruhet historia shqiptare në: Londër, Moskë, Beograd e Tiranë, në Prishtinë do të lindë MESIU që për një gjysëm shekulli, do të avansohet në ndërtuesin ma të madh kombëtar, njëherit në rrënuesin ma të egër të armikut numër një për kombin tonë, I cili një kohë kishte tapi evropiane të quhet Mbretëri SKS; e pastaj pati siguruar diplomë të OKB e të quhet RSFJ. E për ta përshpejtuar vdekjen e RSFJ-ës e njëherit, për të lindë Republika e Kosovës, Baca Adem Dema u përkujdes paralelisht ta shkatërrojë burgun e kombeve (të parën RSFJ-ën) e njëherit në stilin kuantik ta ndërtojë si kala të dytën Republikën e Kosovës. Baca pra do të hynë në histori si shkatërrues i armikut ma të madh të shqiptarëve e që nuk ishte Serbia, por hapësira UNIKE Jugosllave. Njëherit Baca si ndërtues i madh qysh më 1964 do ta shkruaj fundin e Jugosllavisë dhe fillimin e Republikës Kosovës drejtë krijimit të Shqipërisë etnike ashtu si projektua Rilindasit tanë famëlartë. Pra Baca ishte, është dhe mebtet NXËNËS SHEMBULLOR I Rilindjes. Dhe, për ta kuptuar kombi I tij nganjëherë në mjegull, për ta kuptuar realitetin të gjithë armiqtë e Kombit tij, Bac Adem Dema do të shpërthej: le të kuptohet si të kuptohet. Do burgoset për ta penguar për 28 vjet planin  e tij, por  nuk pati fuqi që e ndalë. Vullkani I quajtur ADEM DEMAÇI, për çdo vit do të shpërthej me : trakte, flamuj kombëtar, roman që flet, mendon dhe lëvizë ndërgjegjen  e kombit , që token dhe njerëzit I banë për çdo vit me të vendosur shkallë-shkallë. Prandaj, askush nga shtresa patriotike nuk i frikëohet gjakut që duhet të derdhët për asnjë pëllambë Kosove, por jo jashtë trojeve të saj. Adem Dema donte vetëm një Flamur që Kosova të kurorëzohet në tokë me zot. Dhe shpërthen me fjalë që shitojnë shtetin (shtetet) marionete, dhe në të njejtën kohë zgjojnë ndjenja atdhedashurie tek të robëruarit dhe te të shtypurit, shumë natyrshëm, jo në prozë por në poezi Baca Adem shpërthen:

“Ma ngadale o ujku plak,

SE ta laj trupin megjak,

Se edhe të parët e mi

Ia paten çendisë

Krahërorin Osmanlisë. PO:

Me martina të Sulejman Vokshit  (1878/81)

 Me topa të Haxhi Sadrisë në Kulinë më 1910.

Pra duke u përqëndruar në këtë shkollë, që u begatua me kryengritjen shqiptare më 1912, me luftën e Azem Bejtë  Galicës, të Bajram Currit, Elez Isufit, Baca si nxënës I Hasan Prishtinë prapë do të mësojë shkollë kryengritëse 1918-1928, ddo të mësojë prap luftë antifashiste të Enveri Hoxhës, Fadil Hoxhës Emin Durakut e Qemal Stafës, prap luftë të drejtë për bashkim kombëtar  të Shaban Palluzhës, Gjon Sereqit e profesor Ymer Berishës. Me këtë kapital historik revolucionar,  do të shpërthej më 1958 si vullkani I pashur:

Kosovë oj Nënë e dashur,

Me lejo të luftojë për TY

Se jam djalë I dheut tënd.

Dhe koha duhej të piqej e Kosova dhe e tërë Shqipëria e pranoi më 1964, kur si liberator me trimat dhe heronjtë që I kishte tubuar si bleta, në stilin e Bajram Currit, do ta dali në mjedanin e historisë me PROGRAM KOMBËTAR PËR BASHKIM (LRBSH). “Lufta jonë, tha Baca do të jetë shumë e vështirë dhe e gjatë. Ne do të bëjmë luftë të drejtë politike dhe krejt me qellim që t` I bashkohemi Shqipërisë Bregdetare. Prandaj, lufta jonë nuk do të ketë karakter IDEOLOGJIK në asnjë etapë të saj të shenjët. E pra, në këtë luftë të drejtë nuk ka rendësi  a do të na ndihmojë LINDJA (Pakti i Varshavës) apo PERENDIMI (NATO). Nga cila do anë që vjen ndihma për kauzën tone të drejtë, ne do ta pranojmë për aromë miqësie dhe BESË që nuk tundet mesa bjeshka e shkëmbi. E me armikun Serbian në luftën tonë do ta kemi vetëm një qëllim: Le të dihet e ta merr vesh bota, se kush e ka shtri shekuj me radhë gishtin e krimit, e kush e ka të shtrirë dorën e drejtësisë dhe të pajtimit”. Këtë rreshtim bota e civilizuar sa më herët që ta kuptojë, aq më mirë do të jetë për te e për armikun, sepse ne jemi të gatshëm të sakrifikohemi, e sakrifikimi nuk do të ndodhë për një ditë, por do të jetë konstantë matematikore, si aksiomë, për një kohë të gjatë  në luftë, deri në fitore. Ky është çmimin në stilin: Merre ose lëre!

 Këtë porosi Adem Dema e shfaqi disa here nga burgu. E shfaqi para atyre të Institutit Karnegi me seli në Vashgton DC, por edhe raportet e HJUMEN RAJS WOCH më 1965, më 1968, më 1981, më 1987 dhe më 1990, dy muaj para se Stipe Mesiqi nuk  e plotësoi kërkesën serbiane që ta sjellin në Serbi dhe ta likuidojnë siç vepronin me ushtarë dhe rininë revolucionare shqiptare gjatë viteve 1959-1991.

Me këtë luftë nga burgu prej një vigani, do të dëshmohet pastaj me burrëri dhe mirënjohje që të hapërojmë në histori me ballë të hapur, duke u emancipuar  tutje në fushën e pafund të arsimimit, zhvillimit ekonomik, kulturor, duke mos I harruar miqtë e shtrenjët, në rend të parë, ata që na I kuptuan varrët, pak me vonesë, por na pranuan për TAPI, sidomos dhembjet tona, plagët tona ,zakonet tona jetësore popullore, sepse me okupatorin nuk kishim asgjë të përbashkët. Dhe e kemi ditur se atë minutë që fillon LUFTA, ma s ka shpresë se gjakësori se do ta na riokuptojë.

E shkrepi Baca këtë rreshtim për ta imunizuar trurin tonë nga mortaja që na kanosej me shpërngulje masive, sepse Jugosllavia e krjalit na pati shitë: “një familje shqiptare Jugosllavia Turqisë, Turqia Jugosllavisë një kali, më 1938, me afat skadues 1939-1944, e pastaj vatrat shqiptare do të ishin Toplicë e dytë”. Kurse Jugosllavia e despotit më 1953-1966 e kishte këtë çmim: “Një familje shqiptare Turqisë, një intrigë në favor të Jugosllavisë në OKB, në stlin e Marrveshjes Lozanë Greqi-Turqi, nga viti 1923, për ta përseritur tragjedinë e ÇAMËRISË në Jugosllavi, në pazare me Ismet Ynenim Xhelal Bajarin dhe Fuad Kyprilin, duke përhapur INTRIGA në OKB më 1953, se: “Shqiptarët musliamnë po shkojnë me dëshirë atje ku e kanë dinin dhe iamnin të siguruar”!. E Baca do të i bashkojë dy armiqtë në një epruvetë të izoluar, me plotë shtiza që i helmojnë mikrrobet infektive më 1958, mu atëherë kur Presidiumi I Kuvendit Popullor të Shqipërisë bërë akuzë në KS OKB se “Jugosllavia po provon GJENOCID  ndaj shqiptarëve të robëruar siç bëri gjenocid në Sanxhaqet e Nishit dhe Pirotit  më 1877, kuptohet tash me metoda ma të sofistikuara neofashiste.

E Baca Demë kundër këtij atentati  kombëtar mbi shqiptar do të shpërthen mu në gjykatore me guxim të palëkundur: “Rrini këtu se dielli I qiellit tuaj.

Nuk do të ju ngrohë si ngrohë këtu,

Sepse të idhta janë atje kafashët e bukës

Ku tëndin se ke dhe vllau të mungon.

Rrini këtu sepse gjithë këndej BALTA është më e ëmbël se mjalti. Dhe le të shpërthej sot (2019) kjo porosi e BACIT DEMë Si kushtrim, sikurse shpërthej më 1968, më 1981-1999 ku çdo lëvizje ka filluar me emrin e Tij. E porositë e Bacës Demë, a nuk janë sot aktuale: MOS TA LËSHOJMË KOSOVËN , a duhet të fokusohemi në zhvillimin ekonomik të Kosovës e t` i menjanojmë nepotizmat, hipokritët e hajnat, t` i shporrim tregtrët flamujve, sabototuesve të UÇK-ës që dërguan në Hagë 62 DOSJE kundër luftës së DREJTË çlirimtare. E jo vetëm që duhet por një orë e më pare duhet të I bëjmë publik tuxharët e këmishave të zeza, në favor  të njëfarë institucionalizmi, që është luftë hilegjinjësh për të pasur pushtet, për ta kthyer popullin në pronë të njëfarë partie që për ta është shpëtimtare sikurse fetishizohej LKJ e shkuar në varr, që kurrë nuk do të kthehet ma.

Tani shtrohet pyetja HAMLETIANE: A është BACA MISIONAR apo VIZIONAR i një lufte gjeostrategjike që nuk ka fillim as nuk ka mbarim e kjo porosi duhet t` i përthekojë shekujt  që vijnë, sepse ajo kohë që ka kaluar e nuk mund të përmirësohet. E si do t` i zbusim palgët tona kombëtare, vajin e muhaxhirëve të Sanxhakut Nishit, si do ta perceptojmë dheun e përgjakur nga këmbët e zbathura të nënave dhe motrave tona, baballarëve tanë që e skuqen borën e dimrit më 1877/8, borën e dimrit 1912/13, duke u depërtuar Serbia dhe mali I Zi me 395 anije Evropiane më 1913-1914 në Anadolli, mbi 300 000 shqiptarë, e këtë peshë plagësh Baca e kuptonte me ndërgjegje e me BESË filantropike shekujsh  dhe dhembjesh  krenare, duke provuar që ta sherojë TRUPIN tonë të përgjakur, plotë plagë  njerëzore, deri në trishtim. E nëse nuk e dëgjomë POROSINË E BACIT,  nga lartë poshtë e anasjelltas, le ta na mallkojë ZOTI .

Kontrolloni gjithashtu

Ahmet Qeriqi: Edhe disa veprime të tjera të papërgjegjshme të individëve të caktuar. E diel 2 maj, 1999

Ahmet Qeriqi: Edhe disa veprime të tjera të papërgjegjshme të individëve të caktuar. (E diel 2 maj, 1999)

Vazhdojnë sulmet e Aleancës ushtarake Veriatlantike kundër caqeve ushtarake e policore serbe. Me rastin e …