Hakif Bajrami

Prof. dr. Hakif Bajrami: Si u themelua dhe pse u shkatërrua Perandoria jugosllave?

  1. Në Ballkan ndryshoi Epoka

Në tetor 1912 do të fillojë Lufta e Parë Ballkanike. Kjo luftë e shpallur nga Aleanca Ballkanike, ishte e mbështetur nga gjashtë Fuqitë e Mëdha të Evropës, sepse në ushtritë e Serbisë, Malit Zi, Bullgarisë dhe Greqisë ishin të angazhuar në cilsinë e mercenarëve që komandonin 614 oficerë të lartë. Të gjithë oficerët para se të hynin në luftë, ishin betuar në kryq, por jo në Bibël, sepse nuk pajtoheshin nga rivalitetet e tarafeve fetare si: katolik, evangelist, ortodoks, unijat dhe kripto-ortodoks. Se kundër kujtë luftonte Aleanca Ballkanike si fallangë “anti turke”, më së miri dëshmon fakti se më 18 tetor 1912 me një (1) lirë ari në tregjet e Vilajetit Kosovës mund të bliheshin 82 fesa. Një muaj më vonë 82 lira ari kushtonte një fes, që do të thot, se Lufta e Parë Ballkanike zhvillohej kundër PLISIT (kundër shqiptarëve) e jo kunder fesit (kundër turqve), sepse kush bante fes gjatë nëntorit 1912 nuk vritej, ndërsa kush takohej kudo me plis, zakonisht kurseheshin plumbat, por masakrohej me bajonetë.

Më 1914 fillon Lufta e Parë Botërore, të cilën e nxiti me një atentat terrorist Mbretëria e Serbisë, përmes organizatës ilegale “Dora e Zezë” e legalizuar nga segmenti I saj agresiv “Mlada Bosna”. Për ta kuptuar këtë fillim të ndryshimit të Epokës, duhet të kthehemi pak prapa. Më 15 janar 1877 Austro Hungaria dhe Rusia, do të lidhin Marrëveshje sekretet në Budapesht, duke i ndarë sferat e interesit në Ballkan. Në bazë të kësaj Marrëveshje Vjena dhe Peterburgu do t` i ndajnë detyrat. Rusia do ta merr detyrën për ta krijuar Bullgarinë e Madhe, duke i shpallur luftë Portës në prill 1877. Kjo luftë mbaroi me humbje katastrofale të Perandirisë Osmane deri në janar 1878. Për të hy në pazarin e shekullit, Princiata e Serbisë në anën tjetër, me propozim të Vjenës, do t` i shpallë luftë Portës me 1 dhejtor 1877. Me një ndihmë të pakursyer nga Vjena Principata e Serbisë me topa të rendë dhe instruktor mercenarë evropian, për një muaj do ta shfarosë Sanxhakun e Nishit dhe Sanxhakun e Pirotit nga shqiptarët, duke i okupuar 714 fshatra dhe 6 qytete, ku shqiptarët ishin faktor shumicë dominante. Me këtë protektorat Vienez mbi Serbinë dhe me ndihmën e Kongresit Berlinit (1878), Serbisë dhe Malit Zi iu pranua pavarsia. Beogradi me një rrol të ri, do ta fillojë gjysëm fazën tjetër në bashkëveprim me Vjenën, duke lidhur Marrëveshje SEKRETE me Austro-Hunagrinë më 28 VI 1881. Me këtë Marrëveshje, Prnicipata e Serbisë ishte siguruar nga Vjena, se nuk do të pengohet që të zgjërohet kah Kosova, përmes një luftë të re imperialiste, drejtë krijimit të Serbis Madhe. Në anën tjetër me MARRËVESJEN SEKRETE (28 VI 1881), Beogradi ishte obliguar që mos t` i përzihet Vjenës në Bosnje në asnjë rrethanë. Dihet se Austro -Hungraia e kishte okupuar Bosnjen më 1875. Duke i shfrytëzuar këto rrethana, në saje të punës së masonerisë ruse, më 1903 në Beograd do të ndryshohet pushteti i dinastive përmes një grusht shteti. Në vend të D. Obrenoviqëve do të instalohet Dinastia e Karagjorgjeviqëve, e cila me një “puhi diplomatike”, do të kthehen kah Petrburgu, sepse Vjena (Boshti: Austro Hungaria, Gjermania, Italia) dhe Rusia (Antanta: Angila, Franca, Rusia) ishin pozicionuar në rreshtim armiqsor politik dhe imperial, sidomos në luftën për dominim në Ballkan (Bosfor dhe Dradanele) dhe si pasojë për dominim në terë Mesdheun e më gjerë.Pikërisht më 1908, kur në Stamboll do të ndrrohen diktatorët (sulltanët), Vjena do ta shpallë Aneksimin e Bosnjës. Pikërisht në këtë vit të kthesave (më 1908), Mbretëria e Serbisë (nga vit 1882), do ta fillojë Etapën e Dytë të përgatitjeve për ta okupuar Vilajetin e Kosovës dhe Vilajetin e Manstirit,me qëllim që t`i afrohet Limaneve fitimprurëse të Selanikut dhe Durrësit . E tërë kjo përgatitje ishte bërë në praktikë sipas Programit të: Millutin Garashaninit, Zgjërimi i ndikimit të Mbretërisë serbe në Maqendoni dhe në Kosovë (më 1885) përpiluar si aneks i Naçertanisë, Ilija Garashaninit, nga viti 1844. Realizimi i këtij programi do të bëhet realitet përmes Alenacës Ballkanike, të cilën me logjistikë dhe oficerë mercenarë (614 oficerë të lartë) e ndihmuan Gjashtë Fuqitë Evropiane gjatë gjithë Luftës Parë Ballkanike tetor/nëntor 1912.

Lidhur me këtë në Konferencën e Londrës (1913), do të shfaqen plasaritjet e para në mes miqve të deridjeshëm (Serbisë dhe Austrisë), jo për t` e penguar e as për ta ‘ndihmuar’ çështjen shqiptare (shiqo Arkivin e luftës në A. Vjensë, top sekret, I pabotuar kurrë o5/2/1912/13/14), por për të dominuar në tërë Bregdetin Lindor të Adriatikut, duke e përfshirë edhe ngushticën strategjike të Korfuzit.Mbretëria e Serbisë dhe Malit Zi, do të dalin nga Konferenca e Londrës (1913) edhe më të shpërblyera se sa në Kongresin e Berlinit (1878). Dhe, duke e vrejtur shkolla e Jovan Ristiqt dhe Nikolla Pashiqit se Vjena paksa është e “amortizuar”, karshi fuqisë së Antantës (Angli, Francë, Rusia), tërë rreshtimin  imperialist Serbia do ta orientojë për ta okupuar Bonje Hercegovinën, edhe pse më 28 VI 1881, ishte “obliguar se nuk do të përzihet kurrë në Bosnje si sferë e interesit Vienez”. Pra e thënë për herë të pare publikisht, embrionin e Luftës Parë Botërore, duhet kërkuar në prishjen e Konventës Sekrete Vjenë-Beograd nga 28 VI 1881 (shiqo: Nenin VII të Konventës tekstualisht, të cilën e kam botuar si fototip më 2002 në librin: Si e okupoi Serbia Kosovën më 1912, hb).

Lufta e Parë Botërore (1914-1918) do të mabrojë me shkatrrimin e perandorive të:  Rusisë, të Austro-Hunagrisë, të Gjermanisë dhe të Perandorisë Osmane (kjo më 1923). Në këto valë politiko dipomatike për interesa imperiale, në Versaj (12 janar 28 Vi 1919) dhe jashtë tij, do të krijohet Mbretëria Serbo Kroato Sllovene, e spjeguar se ky shtet krijohej nga tri FISE. Fiset në unitet përbënin “popullin hibrid jugsllavë”. Në realitet në  maj1915, në Paris krijohet I ashtuquajturi “Jugoslovenski Odbor”, I cili në Deklaratën e Korfuzit  në korrik 1917, do të pranojë përmes Ante Trubiqit se është për krijimin e një shteti unik të sllavëve të Jugut. Si rezultat e këtij rreshtimi në Gjenevë, “Jugosllovenski Odbor” më 9 nëntor 1918 do ta funksionalizojë një qeveri në krye me Anton Koroshecin, qeveri kjo që do të gjallërojë deri në mars 1919. Kështu nga Mbretëria serbiane dhe “J. Odbori” do të krijohet një perandori e re, e quajtur Jugoslalve (1 XII 1918). Preandoria e re e kishte bekimin e: Londrës, Parisit dhe Vashingtonit, sepse Rusia ishte vetpërjashtuar nga “loja” imperialiste në tetor 1917, duke krijuar sitem të ri socialist, në vend të carizmit. Prijësi i Rusisë socialsite (Lenini), m instistim, që ishte proklamuar si parajsë e shtresave të shtypura dhe të shfrytëzuara, do ta botojë pazarin e ri të Londrës nga 26 prilli 1915,me të cilin Italia i zgjeronte spirancat në Bregdetin Lindor të Adriaktikut, duke e përfshirë Vlorën dhe Sazanin, me çka “bllokohej” i terë Adriatiku për Vjenën dhe Gjemrainë pretenduese. Kështu, me bekmin e Parisit, Londrës dhe Vashingtionit, në Jugosllavi do të instalohet e tërë makineria vrangelliste e Rusisë cariste, e cila do të dallohet sidomos në luftimin për vdekje të çështje shqiptare. Ky rreshtim i ri do të proklamohet në Versaj gjatë prillit 1919, me formulen gjeostrategjike masone: 1+1+1= që do të thot: anti Kominternë; anti Gjerman dhe por Vatikan. Në këtë rreshtimtë ri gjeostrategjik, do të lulzojë sidomos në Perandorinë Jugosllave  korrupsioni më I lartë në Evropë (6 janar 1929) I dirigjuar nga mbreti agresiv Aleksander Karagjorgjeviq. Kjo timbriologji do të përkrahet jo publikisht, për hatër të megalomanisë serbiane nga Perendimi deri më 1937. Pas kësaj kohe i njejti trust shtetëror jugosllavë do të rreshtohet ‘legalisht’ kah Berlini (Adollf Hitleri).  Këtë kapital të jugosllavizmit integral dhe ‘homogjen”,  do ta përkrah J. B. Tito edhe me luftë edhe me politikë 1941-1945 (PKJ deri më 1935 ishte që të shkatrrohet Jugosllavia dhe në rrënojat e saj të zgjidhet çështja nacionale. Pas vitit 1935 do të ndrrojë kurs politik duke u fokusuar që të ruhet Jugosllavia dhe brenda saj të ndertohet federate e republikave nacionale, për t` I  kthyer tash fiset 1918-1929 përkatësisht “kombin” hibrid Jugosllavë 1929-1941, në fuqi të organizuar antifashiste 1941-1945. Tash duhej treguar Perendimit se NJËSHIN e tretë të rreshtimit (Pro Vatinaknit) për drejtues të Jugosllavisë do ta ketë stafi katolik kroato-slloven Kroati katolik Tito. Në këtë pikë filozofiko politike serbianët ambicioz, gjithëmonë në Jugosllavinë Titiste do të mbesin me vaj në buzë, sepse e humben primatin mbretëror, si dhe e detyruan ta pushkatojë kryekriminelin e Ballkanit Draxha Mihajloviqin, që ishte shquar si vrasës i Boshnjakëve dhe Shqiptarëve (shiqo vetëm gjenocidin në Bihor-shqiptarë dhe në Majevicë-boshnjakë 1943) nga viti 1941-1944. Me gjithë gjenocidin që ishte praktikë herë nga çetnikët e herë nga partizanët e më shumë së bashku sidomos në Bosnje e posaqërisht në tetor 1944 dhe janar-qershor 1945 në viset shqiptare, shfarosja e shqiptarëve do të dihet se ishte opcion edhe i Titos, kur I thot Delegacionit shqiptar më 10 prill 1945 në Beograd se: “Ju Arnautët keni qenë 90% me fashizmit”. Kjo do të thot se “kam të drejtë sipas porosisë: Çerçill-Ruzvel-Stalin në Teheran 1943,për t` ju shfarosë”. Në realitet dihet se në prill 1945 ishin  56000 shqiptarë  në lufë antifashiste,pra më shumë se çdo popull tjetër i Pernadorisë jugosllave. Por, këtë akuzë Tito do ta realizojë ngadalë, për të u popullarizuar te Serbianët duke e venë Shqipërinë në kurthat e UDB-ës më 1947-1949 e pastaj me Marrëveshjen Xhentelmente më 1953 me Fuat Kyprilin (M. P. Jashtme të Republikës Turqisë), me çka synohej largimi I shqiptarëve në Anadolli. Serbianët nuk donin më tepër nga Tito, se sa të realizohet Konventa Jugosllavo-Turke e vitit 1938, për deportim me dhunë te të gjithë shqiptarëve në Turqi. Këto fakte tragjike ku t` i dijnë politikanët e perendimit sot. E nuk i dijnë as këta analfabetët tanë, që ‘krijojnë bigrafi nepostiste e jo shtetërore’ me para të popullit!.

2.Rreshtim I ri gjeostrategjik edhe për vendet ballankike pas vitit 1944

Mbi germadhat që i krijoi Hitleri dhe Musolini më 1941-1945, do të krijohet sërish ‘Mbretëria’ totalitare jugosllave, tash e fabrikuar si socialsite, por me ambicje antishqiptare, edhe më të theksuar. Lidhur me këtë ajo që ngjau me Republikën e Mirditës (më 1921), me grushtshtetin Jugosllav në dhejtir 1924, do të provohet të përseritet më 1947, duke autorizuar Divizionin Jugosllavë që e drejtonte Gjeral Kuprsahnini, të zbarkoi për një ditë në Korçë. I njejti skenar jugoskandik, do të përtrihet më 1949 duke krijuar qeveri marionete me Apostol Tanefin në Shkup, dhe  më 1952 përmes  Paktit ushtrak: Tuqi-Greqi-Jugosllavi ta ndajë Republikës Shqipërisë (Jugosllavia dhe Greqia) dhe t` i shfarosë shqiptarëve në Jugosllavi për hater të A. Rankoviqit dhe fallangës serbiane, kuptohet  përmes Marrëveshjes Tito- Kyprili më 1953, në Split.

Pas luftës së Dytë Botërore, Ballkani do të konceptohet me formulën filozofike 2+2+2. Kjo form formulë do të thot: dy shtete duhej të rreshtohen në kampin e Moskës ( Rumunia dhe Bullgaria, më vonë në Paktin e Varshavës nga viti 1955); dy shtete (Turqia dhe Greqia të rreshtohen në kampin e Perndimit ,më vonë NATO nga viti 1949-s), dhe dy shtete në kampin jo të angazhuara (Shqipëria nga viti 1960, dhe Jugosllavia).Kjo formulë do të ruhet me të gjitha forcat politike dhe ushtarake, me përjashtim të Shqipërisë (1955-1960, 68*). Lidhur me këtë kurrë çështja e Shqipërisë kontinentale nuk ka qenë më e nepërkëmbur se sa në Konferencën e Paqës në Paris më 1946. Le të lexohen dokumentet sekrete. Jugosllavia aty, paraqitej si lidere e vendeve antifashiste, të paktën nga Ballkani, mori rreshtim që ta ‘mbrojë Shqipërinë e pambrojtur, të sulmuar egersisht nga: Anglia, SHBA dhe Greqia’!. Pse ndodhi ky pozicionim kur Shqipëria Bregdetare dhe ajo Kontinentale, ishtin të vetmet vende në Evropën antifashiste, që u çliruan ekskluzivisht me forcat e veta, nuk do të “dihet kurrë”. Kjo është e vërteta, që trishtueshëm është maskuar qe 70 vjetë, sidomos edhe nga një pjesë e palaqove shqiptarë, profashist 1939-1944.Megjithë këtë, tretmani i Shqiptarëve ishte ndrydhës gjatë gjithë kohës së pas Luftës Dytë Botërore. E vërteta komunist ishin: Tito, Zhivkovi, Çaushesku, Gomulka etj, por pse Enveri ishte më I urreyeri nga të gjithë, është pyetje e pyetjeve, që intrigin çdo histoirian objektiv dhe patriot shqiptar. Ndersa, Çështja e Kosovës dhe Çamërisë (lexo e shqiptarëve në Jugoslavi dhe Greqi), as që është përmendur në ndonjë dokument të Koferencës Parisit 1946, dhe konferencave tjera, me përjashtim të “Lidhjes Kosovare”, e cila e vajtoi mnerëshem shqiptarizmin edhe Brenda në Shqipërinë Bregdetare. Këtë plagë kombëtare, kudo që iu dha rasti me të drejtë Lidhja Kosovare e  artikuloi, sepse mbeti një gjysëm toke atrbnore në gojë të ujkut, pa fajin e saj asnjë herë.

E vërteta më 1949, Jugosllavia titiste do ta themelojë një qeveri marionetë me seli në Shkup me kryetar e ministra palaqo. Në realitet, edhe një Qeveri tjetër, por me pozicionim patriotic, do të themelohet në Nju JORK më 1949. Kjo e fundit kur u kuptua se e aspiron Shqipërinë Kontinetale, që ta bashkojë me Shqipërinë Bregdetare, prijësi i saj u helmos pa gjurmë dhe pa ‘nishan’ dhe deri me sot vetëm dihet se ka ‘psuar sulm në zemër”. E  terë kjo fushatë e viti 1949 (nëShkup dhe Nju Jork) në Beograd dhe më gjerë, e mori kodin ‘Ahmet Zogolli 2’. Pesë vite më vonë, Tito me ekipin e tij do ta vizitojë Greqinë dhe Turqinë, pasi që ishte krijuar Pakti ushtark Ballkanik. Në Atinë, të gjitha bisedat do të zhvillohen si të ndahet Shqipëria Bregdetare në Shkumbim në alenacë me Greqinë. Ky krim ishte I njohur kudo në vendet e diktatit imperialist. Në Turqi, tërë kohën agjentet e Titos dhe Tito, do të bëjnë pazare se si me e SHFAROSË popullsinë shqiptare, e cila sipas Marveshjes Xhetelmene Tito-Kyprili 1953, duhet të DEPORTOHEJ e tëra sipas Konventës Jugo-Turke nga viti 1938 në Anadoll. Nuk jam aspak I frustruar nga dokumentet, por jamë I tmerruar se si Serbia ( lexo Jugosllavia kralevinë dhe republikë) kurrë nuk ka pushuar së programuari shfarosjen e kombit shqiptar, në asnjë etapë historike dhe bota e civilizuar e ka ditur dhe ka bërë sehirë, bile në disa etapa edhe e ka subvencionuar (lexo dokumnete e deklasifikuar që po I boton kohë pas kohe e nderuara gazata KOSOVA SOT.

Me që Shqipëria Bregdetare nuk do të ketë rrugë tjetër për të shpërtuar, me një anë dhe për ta mbajtur Shqipërina Kontinentale në SHPRESË, më 1955 do të pranohet në Paktin e Varshavës dhe në OKB. Me këtë fakt të ri, të gjitha planet OGURZEZA antishqiptare, do të bien në knetë, por jo të shkatrrohen, sepse më 1957, prap Titistët përmes Panjot Palkut dhe Nikita Krushqovit, do të provojnë krahas akteve terroriste që përgatiteshin në Kretë, Trieshtë dhe diku në Gjemaninë (?) Federale, për ta realizuar Programin “Ahmet Zogolli 3”, sepse “Ahmet Zogolli 1” ishte realizuar me jugosllavë e belogardist në dhjetor 1924. Asnjë fuqi botërore, qoftë shtetërore, ushtarke apo politike nuk mendonte ta shkatrrojë Perandorinë Jugisllave, që ishte një burg i popujve, sidomos për shqiptarët si kombi i paparnuar I TRETË. Por, nuk do të kalojë vit e dekadë që palnet për asgjasimin e pushtetit por edhe të kombit shqiptar  nuk do të renovohen dhe rishkruhen nga serbo-jugosllavët. (Janë gjashtë palne ogurzeza 1949-1965).

3.Kur iu lëkunden themelet Jugosllavisë komunitste

Jugosllavia është e lidhur më 1918-1944 me dinastinë serbiane si mishi e kocka. Pas kësaj kohe, nga viti 1945, Jugosllavia është e kontaminuar me titizmin kominternist, sa që autoriteti I saj shkon deri te themelimi I një kampi që quhej Lëvizje e MOSINKUADRIMIT, e që subvencionhej nga të dy blloqet ushtarke (posedohen dokumentet e dekonspiruara), sepse Tito i sherbnete edhe Varshavës edhe Perendimit, duke plasuar informata për luftërat lokale në të dy anët  për interesa të Luftës së ftoftë. Tito kuptohet kishte më tepër armiq Brenda Jugosllavisë, se sa jashtë saj. Ata të brendëshmit pa asnjë dielmë ishin generalët Serbianë të maskuar se janë sherbtorë të ‘sinqertë’ të titizmit, të APJ-ës.Mentori kryesor I këtij taborri ishte padyshim A. Rankoviqi. Pozicioni i tijç do të zbulohet sipas dokumenteve sekrete jugosllave në një vizitë në Ukrainë, pas vitit të ‘mbrapsht’ 1962. Aty, një gjenral do t` i drejtohet A. Rankoviqit me Shoku Kryetar. Këtë fakt do ta shënojë Budimir Llonçar që ishte në delegacion dhe posa ktheht do t` I raportojë Titos, se Rankoviqit tërë kohën filani dhe fisteku iu kanë drejtuar me Shoku Kryetar.

Nga kjo kohë, Tito dhe ekipi I tij do ta përgaitisin Brionen deri më 1 korrik 1966. Në këtë ekip do të shquhen E.Kardeli dhe V. Bakariqi. Ndërsa nga viti 1966 gjenralët, drejtuesit politik dhe shtetëror srbianë, ( më i zëshmi ishte Drazha Markoviq-hb) do të ndahen në dy blloqe, për dhe kunder bashkësisë Jugosllave. Kjo bashkësi do të konsiderohet në qarçet e brendëshme politike se: “shqiptarët në te ishin bombë e kurdisur”. (Sllobodan Peneziq Kercun, që likuidohet në mënyrë misterioze nga mbeturinat e OZNA-ës  ( e themeluar më 13 maji 1944) e më vonë UDB-a e Rankoviqit dhe KOS -I Titos deri më 1 korrik 1966. Më 1967 Tito do ta peshojë edhe një herë pulsin e serbianëve për ta avansuar Kosovën në republikë. Së pari, do ta autorizojë Velko Vllahoviqin që të bisedojë drejtë për drejtë me udhëheqësinë shtetërore serbiane, e cila pas Rankviqit ishte në një masë e plagosur dhe me tretman dopingu politik, e balsamosur me tru rus dhe me mend në këpuc angleze, pa çorapa. Lidhur me këtë, përkundër insitimit të Velko Vllahoviqit, Pera Stambolliq dhe Drazha Markoviq do të tregohen të prerë se: “Republikë të Kosovës nuk ka; zgjërim të autonomies brenda Serbisë federale, Po!”. Pas këtij takimi të Velko Vllahoviqit , më 21 shkurt, më 20 mars 1967, J. B. Tito do ta tubojë Byronë Politike të LKJ-ës dhe do ta shtrojë pyetjen: “Deri në cilin nivel ka ardhur dieja e Kosovës Republikë”?. Më i zëshmi në këtë takim ishte për një “PO” të dyshimtë Bobi Radosavleviq. Më 21 mars 1976 Tito e dërgon E. Kardelin në Kosovë, për ta kuptuar nivelin politik të kërkesës së shqiptarëve, se a janë të vëndosur të avansohen në Republikë të shtatë (poseohet I tërë materiali, atëherë sekret-hb). Takimi I Eduard Kardelit me drejtuesit poilitik të Kosovës, do të mbahet në Brezovicë. Aty, seicili diskutues më I vendosur se tjetri, do të shfaqin se: “ Kosova Republikë nuk është opsion i jonë”!!!. Këtij akti tradhtar do t` I përgjigjet Rinia partiotike e Kosovës e drejtuar nga Isamil Dumoshi, I cili tërë seknarit e kuptoi përmes Mahmut Bakallit, duke iu bashkangjitur Lëvizjes Revolucionare të Evropës për liri të: mendimit, flajës dhe veprimit,  për t` u çliruar Kosova e robëruar nga totalitarizmi komunist. Në demonstratat e 27 XI 1968 sidomos në Prishtinë, do të shfaqet hapur Programi I LRBSH, i përpiluar nga Bac Adem Demaçi, i cili në Program decidivisht thot: “Nuk ka rëndësi në luftën tonë a na ndihmon Lindja apo Perendimi, me rëndësi është se lufta jonë do të jetë e gjatë, e veshtirë, por e drejtë”. Me këtë qëndrim që lirohet nga hargjimi I energjisë në ideologji, në rininë shkollore dhe punëtorinë shqiptare, do të çlirohet forcë gjigante, për ta sendertuar Republikën e Kosovës, në çdo etapë që I jipet shansa ‘pa u shkëputur nga puna”. Prandaj çdo lëvizje në Kosovë më tutje, do të lidhet e peshohet në mendimin, flajën dhe veprën e Bac Adem Demës, deri më 12 VI 1999.

Për ta vizatuar se ku ishin shqiptarët do ta shnëjmë këtu një profeci të Gjeneral Koça Popoviqit kur thot: “E kemi patur shumë të vështirë që Parinë politike shqiptare në Jugosllavi ta konvertojmë në jugosllavë. Nëse bëjmë përpiekje krdoherë që edhe një herë ta konvertojmë në Serbianë, ose “shqiptarë të nderëshem”, e mabni në mend, me fajin tonë por me organizmin e Shqiptarëve për liri, do ta humbin e “jugosllavizimin” e tyre, por edhe serbizimin bizar që e pretendojmë si serbomdhenjë!!”.

Më 1969/71, kjo politikë do t` i tregoi fryteet e para politike për Kosovën, duke u avansuar në elemnt konstitutiv të federates (Ligji Kushtetues 1969); duke u piekur që sigurinë e vendit (Kosovës) të drejtojtohet nga brenda, pikërishtë me Kushtetën e 1974. Lidhur me këtë, nëse një vend, e siguron pushtet konstitutiv federal, e menazhon sigurinë shtetërore konstitutive, atëherë ka të drejtë në “vizatim” të shpalljës së Republikës (Me këtë Kushtetutë as ushtria e milica jugoserbiane nuk kishte të drejtë të hynte në Kosovë pa leje të Kryesisë Kosovës). Mendoi se ky vizion I diturisë i ka munguar udhëheqësisë Kosovës, jo nga “mosdia”, por nga të plagosurit, nga pasha e oportunizmit dhe karierizmit të disa poltronëve që kishin funksione të larta në Kosovë, Republikë dhe Federatë, por që ishin pa pushtet. E këtë koncept teorik e kanë pasë të njohur, të paktën nga viti 1974, kur u dukën magjistrat e parë shqiptar në Katedren e Historisë, “made in Kosova”.Sidomos, nga viti 1975 pas aferes Jovanka Brozit, kreu politik serbian do të shfaqë aspiratë që ta shndërrojë Jugosllavinë në Serbi homogjene dhe republicë integrale, përmes “Librit kaltërt”. Këtë rreshtim personalitetet serbiane kurrë nuk e kanë analizuar sa e si duhet, por ishin vetëm njëtrajtëshem të interesuar ta pushtojnë majen e pushtetit pas Titos, pa e llogaritur se Jugosllavia nga ata që e themeluan (së pari u themelua Shteti Slloveno-Kroato-Serb 1918, e pastaj Serbia e konvertoi Mlain e Zi në Serbi, duke ia grabitur mbretërinë, kishën dhe kombësin, shtetin, më 25 XI 1918), që më 1 dhejtor 1918,do ta themlojnë. Pra shqiptarët nuk kanë pasë forcë ushtarke ta shkatrrojnë Jugosllavinë në asnjë etapë historike. Me e destabilizua po, por më e shkatërrua Jo. Shqiptarët vetëm kanë mundur si popull i tretë, por i rendit dytë kurdoherë, dhe plus më i varfuru në Evropë, pra ta destabiulizuar, por jo ta rrenojnë krijesën imperialiste të Versajit (1919) dhe masonerisë anglo ruse të Jajcës (1943).

4.Kush e forcoi katrahurën (kralevinë-republikë) Jugosllavi

Hapërisa unike jugosllave në krahina (1922), pastaj në banovina (1929) dhe në republika 1943-1992;Limanet e Detit Adriatik dhe Hekurudha Beograd Tivar, ishin faktoret  gardian të Jugoslavisë në çdo etapë.Gjatë viteve shtatëdhetë të shekullit XX-të, për shkatërrimin e Jugosllavisë zakonishtë shkruante shtypi prendimor.Kjo zejtari do të avansohet në temë aktuale gjatë viteve 1985/6. E vërteta gjatë kësaj kohe SHBA-t si superfuqi botërore, nuk e kishin fare në agjendë shkatrrimin e “parajsës së vetshpallur” në botën e painkuadruar. Deri në vitin 1992, sipas dokuemnetet sekrete që dispononim në Arkivë (të cilat Serbianët i larguan nga Kosova më 1998) për shpëtimin e Jugosllavisë angazhoheshin maksimalisht Anglia dhe Japonia. Sidomos, kjo e fundit do ta marrë për detyrë (ofertë), që Kosovën si teritori më I prapambetur në Jugosllavi ta shndërroi në “Kaliforni”. Dhe si dijnë e duan Japonezët, qendra menaxhuese për Kosovën ishte vëndosur (1983 pas vdekjes së Rankoviqit) të jetë në Kushumli!. Pse deshtoi ky projekt duhet të shkruhet studim voluminoz monografik, por jo pa ndihmën e dokumenteve  Japoneze. Po e them këtë, sepse atëbotë ishin paralajmëruar dy studime gjeostrategjike:Haningtoni, Konflikti i civilizimeve dhe Fukujama, Konflikti I kulturave (posedohen si studime). Po, pikërisht atë ditë që vdiq A. Rankoviqi (gusht 1983), qarqet mafioze serbiane e promovuan tinzishtë S. Milosheviqin për “vozhd”. Lidhur me këtë skenar, pjesën dermuese të dokuemnteve ia pata dorëzuar Ibrahim Rugëvës më 1992, por për t` I kuptuar ato, duhej të dilej pa pritesë në mal, ta merrte komandën dhe pushkën, e t` I mdihmohet rrenimit definitive të Jugosllavisë. Ky propozim si dihet mungoi.

Gjithnjë sipas burimeve sekrete të dorës parë, posa rrënohet Muri I Berlinit (1989), detyrën speciale për “rrënimin e Jugosllavisë” karshi Anglisë dhe Japonisë (për ruajtëje) e marrin Gjermania dhe Austria. Në këtë intermedium japonezo-gjerman, lajmërohet si “meteor” Franca e Badinterit, për ta ruajtur disi substanceën e “gjellës pazier”  gjermane në përgjithësi (shiqo: Opinons of the Arbitration Commission of the Peace Conference on Yugoslavia, Paris XI 1991VII 1993 –Badinter Comission). Në këtë Dosje janë të plasuara të gjitha animet e superfuqive ku SHBA janë fuqishëm për ruajtjen e Katrahurës Jugosllavi me 73 miliardë dollarë investime .Sidomos investime lajmëri Lobi hebrej! E që u refuzua nga S. Milloshi). Dhe, për ta monitoruar tërë anatominë e skenarit për shkatrrim, disa spiranca nga SHBA lëshohet me puhi të lehtë në Maqedoni një vit para Dejtonit më 1994. Një vit më vonë në Dejton të Ohajos ,më 1995 Milloshi avansohet në “paqebërës”. Mos ta harrojmë se “paqebërësia” u ndihmua nga “meloditë politike” të Anadollit. Ky binom ngadal do të instalohet hap pas hapi në Kosovë, kah mbarmi I vitit 1996, të cilin binom “forcat e territ sllavo ortodoks” e konsideronin poligonin kryesor për instalim nga opsajdi drejtë shfarosejs së shqiptarëve. Në këtë matëje muskujsh, Rusët do të shkojnë më larg dhe do të përpiqen të “japin gol nga korreneri”, por topi bjen në hapësirën e saigurtë të NATO-s, më 1997. Tash makineria vrastare e KOS ushtrak, plus KOS rreligjioz serbian me generalët komunist të Mira Markoviqit, do t` I përgjigjen sulmit me kundersulm, duke pohuar publikisht se Kosovën do ta defatorizojmë në mënyrë institucionale dhe jashtë institucioanle. Një kohë drejtuesit jugosllavë e kishin në dispozicion që t` i caktojnë vijat e interesit, se kush do ta merr pushtetin për brenda: vija ushtarke ku dirigjonin  Nikolla Lubiçiqi dhe Graçanini (nga viti 1980) me disa asistent që ditën bunin në Moskë, e natën “drekonin” në Dedinje. Në anën tjetër, ishte ekipi “bardh e kuq” i drejtuar nga Stane Dollanci, I cili aspironte që kalanë Jugosllave ta okupojë përmes LKJ-ës duke siguruar reagensa anësor nga ish UDB-a dhe DB-ja. Në këtë ring pa refer për interesin Gjerman ishte me rendësi që palët të shpalosin ambicjet në çdo imtësi nga viti 1980. Kuptohet, abicjet do t` i shpalosin të parët serbianët, të cilët terë energjinë e akumuluar do ta hargjojnë nepër mitingje për ta ruajtur një ‘dardhë të kalbur”. Pala që nuk ishte e interesuar as për pushtet shtetëror e as për pushtet partiak do të krijojë energji të majftuar për “golin e fitorës”. Kësaj pale (Kroatët dhe Sllovenët), Çështja e Kosovës e cila vlonte si në zgjua, u interesonte për lodhje dhe rraskapitëje, për shfaqje sa më destruktive të atyre forcave që ishin për ruejtje të Jugosllavisë kralevinës dhe totalitares-komuniste, të dya godina me armaturë bizare që rrezatonin helm nepër tërë botën e civilizuar.

Përfundimi

Me këto programe u krijua Jugosllavia si ide dhe si praktikë: Vuk S, Karagjiq, Të gjithë serbët gjithkund 1836; Ilija Grashanin, Naçertania 1844; P. M. Nenadviq, Depërtimi në det 1881; Millutin Grashanin, Zgjërimi i ndikimit Srbisë në Maqedoni dhe në Kosovë 1885; Nikolla Stojanoviq, Deri në shfarosje të juej ose tonën 1902; Çka dëshiron Serbia 1910; Kushtetuta e organizatës “Bashkim ose vdjkje 1919; Udhëzim për punë me Aranutë 1912;Problemi shqiptar 1920; Vasa Çubrilloviq, Shpërngulja e Shqiptarëve 1937; Konventa Jugosllavo-Turke 1938; Ivo Andriq, Për ndarjen e Shqipërisë 1939; Stevan Moleviq, Serbis homogjene 1941; Drazha Mihajloviq, Likudimi I muslimanëve 1942; Vasa Çubrilloviq,Problemi I pakicës shqiptare 1944/5; Marrveshja Xhentelemne Tito-Kyprili 1953; Libri I Kaltër 1976; Platforma për Kosovën 1981; Memorandumi I Akademis serbiane 1986; Programi Jugosllavë për Kosovën (Naçertania e Dytë) 1988; Koridoret përplasëse 1997; Palni “Patkoi” 1998.Me këtë skenar politik Serbian u shkatrrua definitivisht Jugosllavia 1989-1999.Së pari, Serbia e suprimoi Kosovën si element I federates. Pastaj republikat tjera u trembet se do të suprimohet edhe federalizmi I tyre.  Filloi lufta në Slloveni, vazhdoi në Bosnje dhe Kroaci për të mbaruar së fundi me kapitullim definitive pa kushte edhe në Kosovë më 9 VI 1999. Me këtë u mbyll një dramë kur sllavët nuk mund të jetojnë në një shtet me sernianët, si mundet në anën tjetër gjysma e Kombit shqiptar 3 500 000 ta respektojnë fashizmin serbian? Kjo pyetje duhet kuptuar kudo nepër botë.Në frekvencat e këtij paralajmërimi të shkatrrimit të madhe dhe ndertimit të madhe në anën tjtër, Serbia nga shovinizmi dhe forca ushtarke që dispononte (APJ+UDB), do të vihet mjeshtrisht në KOMË, por jo pa pasoja edhe për ata që teatrizonin.  Në këto rrethana, “mjekët ishin në konzilium” sa në Rjekë, sa në Beograd, sa në Trieshtë, e sa në Paris dhe Strasburg. Me rendësi për palën slloveno kroate ishte që pacientit t` i amputojnë në organizëm një smundje kronike, të paktën para botës që arbitron, si diagnozë. Diagnoza për theqafen serbiane do ta merr emrin “medicinal” Kosova insufinecia, plus Republika atrofia paralisisi”.Smundja “kronike”, sa mund të spejgohet tani do të metastazojë njëtrajtshëm deri më 1995, kur aktori kryesor I rikrijimit dhe rrenimit të Jugosllavisë do ta merr epitetin e “paqebërit”. Ky medalon e triumfalizoi dukeshëm palën serbiane se “kungulli do të I notojë si në Bosnje” sa që Kosovën ta konsiderojë si një kafashtë me apetit, dhe aty kah viti 1997, kur ishte kryer serbizimi administartiv dhe kulturor, tash do të pasojë militarizimi ekskluziv-drejtë serbizimit të plotë, duke menduar se ka të lejuar BLANKO veprimin nga SHBA-t, sepse Rusia ishte në tretman “psikiatrik”. Për ta realizaur skenarin deri në fund Serbia e fashizuar që I humbi KATËR lufta so të dihet se në to I kishte angazhauar: 844000 ushtarë, reservistë dhe luftetarë të prapavisë, prej të cilëve 16044 mercenarë  ku kishte rus, bellorus, ukrainas, jahudi, grek, francez, austruak, anglezë, spanjoll, 1 palestinez, 1 mongol, 3 mjek pa kombësi. Humbjen e KATËR luftërave (Slloveni, Kroaci, Bosnje-Hervegovinë dhe Kosovë, APJ serbiane humbi 15o21 ushtarë, reservistë dhe mercenaryë, me 84000 të plagosur nën moshën 34 vjeq, që do të mbesin barrë për shoqërinë fashiste serbiane.

E Vërteta, fundi i ëndrrave serbiane për Serbinë e madhe merr fund me 17 shkurt 2008. Kjo ndodh pas një lufte dhjetvejçare të UÇK-ës, pas një lufte 78 ditëshe të NATO, për të nënshkruar KAPITULLIMIN E PAKUSHT Serbia fashiste më 9 qershor 1999 në Kuamnovë, pikërishtë për mangut 19 ditë kur Milloshi kishte planifikuar ta festonte Vidovdanin në Gazimestan më 28  qershor pa asanjë shqiptar në Kosovë. Mos të habitet askush sepse ka drejtësi. Askush nuk është jashtë kontrollit saj, as Hitleri e as Milloshi, as A.Vuçiqi e as Putini. Jugosllavia tani ka mbetur në mbeturina të historisë vetëm si një prrallë tragjike-historike për fashizmin serbian.           Më 21 III 2019

Kontrolloni gjithashtu

Prof. dr. Sabit Syla & Prof. dr. Hamit Kaba: DOKUMENTE BRITANIKE PËR DEMONSTRAT E VITIT 1981 NË KOSOVË – X

-112- Për përdorim të kufizuar J C R Gray Esq                                                                                           Ambasada britanike FCO                                                                                                                     Beograd I …