Serwer

Profesori dhe analist i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka folur lidhur me anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës

Profesori  dhe analist i njohur amerikan, Daniel Serwer, ka folur lidhur me anëtarësim e Kosovës në Këshillin e Evropës. Serwer e ka quajtur të turpshëm qëndrimin e Serbisë ndaj përpjekjeve të Kosovës për t’u bërë pjesë e kësaj organizate ndërkombëtare. Këshilli i Evropës ka vonuar shumë gjatë në miratimin e Kosovës për anëtarësim. Kosova është shumë më e kualifikuar se kundërshtari i saj kryesor, Serbia. Lejimi i Kosovës në këtë organizëm do t’u ofrojë serbëve që jetojnë atje një kanal të ri dhe potencialisht të dobishëm për të ndjekur ankesat e tyre, veçanërisht përmes Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Serwer gjithashtu shprehu keqardhje për opozitën e Beogradit ndaj kësaj çështjeje, e cila, sipas tij, është në kundërshtim me një marrëveshje që Serbia ka pretenduar se i ka përmbushur në shkurt 2023.

Kontrolloni gjithashtu

Më 27 mars 1999, dy aeroplanë bombardues të Serbisë kishin sulmuar vend-ndodhjen e Radios Kosova e Lirë

Më 27 mars të vitit 1999, dy aeroplanë bombardues serbë kanë marrë në shënjestër selinë e Radios Kosova e Lirë në fshatin Berishë 

Më 27 mars të vitit 1999, dy aeroplanë bombardues serbë kanë marrë në shënjestër selinë e …