Dialogu Kosovë-Serbi

Projekti i Parisit dhe i Berlinit parasheh bashkimin e Kosovës me Serbinë, pas 10 viteve ashtu si bashkimi i dy Gjermanive

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se Prishtina dhe Beogradi, sikur vazhdimisht thuhet në Serbi, duke kuptuar një shtet ( dhe  jo Kosova e Serbia, sikur thuhet në Kosovë, duke nënkuptuar dy shtete ) duhet ta marrin më se  seriozisht ofertën e Parisit dhe Berlinit sepse “është e mundur që tjetra të mos jetë më e mirë se kjo e fundit”. Për mediet në Serbi ajo tha se Beogradi dhe Prishtina duhet të gjejnë një “kompromis të qëndrueshëm dhe të gëlltisin disa pilula të hidhura në rrugën e përparimit”. Zonja Cramon nuk ka shpjeguar se sa të hidhura janë atë pilula evropiane që ne i kemi përjetuar si nga Parisi ashtu edhe nga Berlini, qysh para një shekulli e gjysmë e deri sot.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Hanit të Elezit, Rufki Suma thotë se ai nuk do të mbështes asnjë subjekt politik në këto zgjedhje

Ish-Kryetari Rufki Suma reagon ndaj vulës provokuese të Noterisë në Han të Elezit

Është publikuar një informacion shqetësues, sipas të cilit në zyrën e Noterisë në Han të …