Prokuroria Speciale e Kosovës demanton deklaratën e Ministres Haxhiu për Pronën milionëshe në Veternik

Prokuroria: Dragan Ristiq akuzohet për vrasje, keqtrajtime dhe dëbime në Gjakovë gjatë luftës

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë për krime lufte ndaj Dragan Ristiqit për ngjarjet e ndodhura në Gjakovë gjatë viteve 1998-1999. Sipas aktakuzës, Ristiq, bashkë me forcat policore e ushtarake serbe, dyshohet se ka marrë pjesë në vrasje, keqtrajtime fizike e psikike, arrestime dhe shkatërrime të pasurisë së civilëve shqiptarë. Më 10 maj 1999, në rrugën “Bajram Curri”, ai akuzohet se mori pjesë në një operacion ku u vranë tre civilë shqiptarë dhe u keqtrajtuan të tjerë. Po ashtu, akuzohet për ndarje të dhunshme të burrave nga familjet e tyre, dhunë sistematike dhe dëbime masive të banorëve shqiptarë nga Gjakova. Kufomat e viktimave u gjetën më vonë në varreza masive në Serbi. Ristiq aktualisht ndodhet në paraburgim dhe pritet të dalë para gjykatës për këto akuza të rënda.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci pret në takim homologun zviceran, Martin Pfister , për bashkëpunimin ushtarak dhe rolin e diasporës

Ministri në detyrë i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, së bashku me zëvendësministrin në detyrë …