Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkon rikthimin e Sali Berishës në arrest shtëpiak

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrest shtëpie për Sali Berishën nën mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit

Zbardhet masa e SPAK për ish-kryeministrin Sali Berisha. Mësohet se Prokuroria e Posaçme ka kërkuar arrest shtëpie me mbikëqyrje të punonjësve të Policisë së Shtetit. Nëse ndodh që nesër të  merret vendimi, Sali Berishës do t’i duhet të mbyllet në shtëpi, derisa  te dera do të qëndrojnë policë që do të ndalojnë daljen e tij nga banesa. Sali Berisha është nën hetim nga SPAK-ut  për akuzën e “Korrupsionit pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim. Në dosjen e klubit sportiv “Partizani” thuhet se ish Kryeministri ndikoi që dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi, sot në arrest shtëpie, të privatizojë kompleksin dhe ndërtojë 19 kulla të cilat i sollën fitim prej 5 milionë e 400 mijë euro euro.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …