Prokuroria heton kontratat për Urat mbi Ibër, pushteti nervoz ndaj kryeprokurorit Isufaj

Prokuroria Speciale e Kosovës ka autorizuar Policinë për të zhvilluar hetime rreth kontratave për ndërtimin e dy urave mbi lumin Ibër në Mitrovicë, duke shkaktuar reagime të ashpra nga zyrtarë të pushtetit. Kryeprokurori Blerim Isufaj është vënë në shënjestër të kritikave pasi ka autorizuar hetimet për dyshimet mbi keqpërdorim të fondeve publike. Zyrtarët e pushtetit janë shprehur të irrituar për nisjen e këtij procesi hetimor, duke e konsideruar si ndërhyrje në projekte infrastrukturore. Megjithatë, nga ana e saj, Prokuroria thekson se nuk po kundërshton projektin, por po përmbush obligimin ligjor për të hetuar çdo dyshim për keqpërdorim të parasë publike, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. “Hetimi nuk ka të bëjë me ndonjë qëndrim kundër ndërtimit të urave, por me mbrojtjen e interesit publik dhe sundimin e ligjit”, thuhet në reagimin zyrtar të Sistemit Prokurorial. Prokuroria nënvizon se qëllimi është të garantohet një administrim i drejtë dhe ligjor i resurseve publike, ndërkohë që hetimet do të vazhdojnë në përputhje të plotë me procedurat ligjore.

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Tahiri: Ramush Haradinaj president, garanci për stabilitet, partneritet të fortë me aleatët dhe siguri për shtetin

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka vlerësuar lart figurën dhe potencialin e …