Prokuroria Speciale e Kosovës demanton deklaratën e Ministres Haxhiu për Pronën milionëshe në Veternik

Prokuroria Speciale e Kosovës demanton deklaratën e Ministres Haxhiu për Pronën milionëshe në Veternik

Prokuroria Speciale e Kosovës ka reaguar fuqishëm kundër  deklaratës së Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, lidhur me një çështje të ashtuquajtur “prona milionëshe në Veternik”. Ministrja kishte pohuar se Prokuroria ka mbyllur hetimet për këtë rast, por Prokuroria e konsideron këtë deklaratë si të pavërtetë dhe tendencioze, duke theksuar se rasti nuk ka qenë asnjëherë në kompetencën e tyre. Përmes një deklarate zyrtare, Prokuroria Speciale shprehet se qasja e vazhdueshme e ministres ndaj institucionit të tyre ka për qëllim dezinformimin publik dhe pengimin e punës së prokurorisë, megjithatë veprimet e tilla nuk do të ndikojnë në përkushtimin e saj për të luftuar kriminalitetin në vend.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror Zgjedhor e miraton dizajnin e dy fletëvotimeve për zgjedhjet lokale

Më 26 qershor Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të hapë afatin për aplikim të subjekteve politike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se më 26 qershor, do të hapë afatin për …