Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër zëdhënësit të Vetëvendosje Arlind Manxhuka dhe asamblistit, Egzon Azemi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër zëdhënësit të Vetëvendosje Arlind Manxhuka dhe asamblistit, Egzon Azemi

Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj zëdhënësit të Lëvizjes Vetëvendosje Arlind Manxhuka dhe asamblistit të kësaj lëvizje në Prishtinë, Egzon Azemi. Këta dy zyrtarë  akuzohen për nxitje të përçarjes dhe mos-durimit. Të pandehurit duke keqpërdorur pozitën e tyre zyrtare nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’, me dashje kanë përhapur dhe nxitur urrejtje e mos durim ndaj të dëmtuarve, prokurorit A.Sh dhe gjyqtarit M.B, lidhur me një vendim për ndryshimin e masës së paraburgimit kundër të dyshuarit, Dejan Pantiq është thënë në njoftimin e Prokurorisë Speciale. Konkretisht bëhet fjalë për  nxitje të urrejtjes dhe mos-durimit ndaj një prokurori dhe një gjyqtari, në lidhje me ndryshimin e masës së paraburgimit, të ish-policit,  Dejan Pantiq. Prokurori i Shtetit me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar gjykatës që të pandehurit të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit,  për veprat penale të cilat iu vihen në barrë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama

Edi Rama kritikon ashpër gjykimin e Hashim Thaçit dhe reagimet e opinionit publik

Kryeministri shqiptar, Edi Rama, ka dënuar ashpër trajtimin e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në …