Prokuroria Speciale ka intervistuar Faton Pecin në cilësinë e të pandehurit për grante

Ish-ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është intervistuar sot nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës.

Lajmin per RTK e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Nora Luta, e cila ka bërë të ditur se Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit.

“Ju njoftojmë se Faton Peci është intervistuar në cilësinë e të pandehurit në rastin e granteve, i cili është në trajtim nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës”, ka thënë Luta.

Rasti lidhet me dyshime për keqpërdorim të parasë publike përmes ndarjes së granteve. Më 19 nëntor të 2025-së, Paris Guri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kishte dorëzuar kallëzim penal ndaj Pecit, duke pretenduar se vëllai dhe daja i kandidates për deputete nga Lëvizja Vetëvendosje, Fitore Pacolli, kishin përfituar grante nga kjo ministri.

Ndaj këtyre akuzave kishin reaguar si Peci ashtu edhe Pacolli, duke i mohuar pretendimet. Ndërkohë, Peci kishte ngritur padi ndaj zyrtarëve të LDK-së, duke i akuzuar se kanë nxitur persona të tjerë të japin deklarata të rreme në këtë rast.

Një ditë më parë Prokuroria Speciale e ka intervistuar edhe deputeten e VV-së, Fitore Pacolli.

Gazeta Nacionale ka mësuar se ajo është intervistuar në cilësinë e të pandehurës.

Burimet e gaztës brenda Prokurori Speciale kanë treguar se ajo është intervistuar si e dyshuar për ndikim në dhënien e granteve për vëllain dhe dajën e saj nga Ministria e Bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka thotë se dorëheqja e kryetarëve në veri është mënyra e vetme për mbajtjen e zgjedhjeve

Valdete Daka: Manipulime të papara, më të rënda se në vitin famëkeq 2010

Ish-kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka deklaruar se manipulimet e evidentuara në …