Ashtu siç kishte paralajmëruar kryeministri Edi Rama, lista e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 11 majit ka pësuar ndryshime të mëdha, duke përfshirë figura të reja të përzgjedhura nga platforma “Deputeti që Duam”. Nga kjo listë, 22 deputetë aktualë nuk do të jenë pjesë e garës për parlamentin e ardhshëm. Mes emrave më të njohur që mbeten jashtë janë Nasip Naço, Petro Koçi, Ilir Metaj dhe Paulin Stërkaj e të tjerë. Këto ndryshime janë pjesë e përpjekjeve të Partisë Socialiste për të rinovuar strukturën e saj dhe për të sjellë figura të reja në politikën shqiptare.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
