Zëdhënësja e Partisë Socialdemokrate, Natyra Kuçi, ka komentuar ftesat e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ndaj liderëve të PDK-së, dhe LDK-së, është duke i cilësuar si përpjekje për ta delegjitimuar opozitën në sytë e opinionit publik. Ajo tha se takimet e thirrura nga Kurti nuk janë të sinqerta në thelb, por kanë si qëllim ndërtimin e një narrative publike që fajëson opozitën për bllokimin institucional. Kuçi, e cilësoi këtë qasje si një formë presioni të padrejtë ndaj opozitës dhe një tentim për ta portretizuar atë si bllokuese të proceseve politike, duke përmendur edhe çështjen e kandidaturës së Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit si shkak të tensioneve. Sipas mendimit tim, kjo është njëfarë forme për ta delegjitimu opozitën edhe me e qit keq opozitën, absolutisht, sepse bllokimi po ndodh pa ndonjë arsye, për një emër të përveçëm që është Albulena Haxhiu. Për mendimin tim, në këtë rast, përgjegjësia është e të dyja palëve, tha Kuçi.
