Kuvendi i Kosovës i miraton propozimet e Grupeve Parlamentare për emërimin e Komisioneve Parlamentare

PSD thotë se qëndron pranë kushtit për shkarkimin e Rikalos, si dhe pranë kushteve të tjera për votimin e buxhetit

Një muaj janë bërë qëkur kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, u zotua për plotësim të kërkesave të Partisë Socialdemokrate, si kusht për votimin e Projektbuxhetit për këtë vit. Njëri prej kushteve është shkarkimi i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikalo. Mirëpo, edhe një muaj pas dhënies së premtimit, zyrtarët e Qeverisë nuk janë përgjigjur nëse do të shkarkohet ministri që vjen nga Lista Serbe. Ata kanë thënë se i kanë votat për Projektbuxhetin. Në anën tjetër, zyrtarët e PSD-së kanë thënë se qëndrojnë pranë kushtit për shkarkimin e Rikalos, si dhe pranë kushteve të tjera rreth buxhetit. Më 21 dhjetor të vitit të kaluar, Kuvendi i Kosovës ka votuar në parim Projektligjin për Buxhetin, por vetëm pasi Qeveria u zotua për përmbushjen e pesë kushteve të PSD-së, si kusht për votim.

Kontrolloni gjithashtu

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kurti i drejtohet Abdixhikut me letër për koalicion: “Koalicionet bëhen mes atyre që kanë dallime”

Kryeministri në detyrë dhe kreu i Vetëvendosjes, Albin Kurti, i ka dërguar për herë të …