Prokuroria ngriti aktakuzë kundër 19 vetave, në mesin e tyre: Mimoza Kusari-Lila, Besim Beqaj, Dardan Gashi e Nenad Rashiq

PSRK ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka njoftuar se është duke zhvilluar një operacion policor në Komunën e Zubin Potokut dhe të Zveçanit. “Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, janë duke e zbatuar një urdhër të Gjykatës, me kërkesë të Prokurorisë Speciale, për të kryer bastisje në nëntë ( 9 ) lokacione, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale:

– Rrezikimin e personelit të Kombeve të Bashkuara ose personelit në marrëdhënie me to;

– Vrasje të Rëndë;

– Sulm ndaj personit zyrtarë gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Operacioni po mbështetet edhe nga njësi të tjera relevante të Policisë së Kosovës.

Prokuroria Speciale bashkë me Policinë e Kosovës është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale. Publiku do të njoftohet me detaje, pas përfundimit të operacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj: AAK nuk hyn në koalicion me Kurtin – Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka përjashtuar çdo mundësi për koalicion …