PSRK ngre aktakuzë për kanosje ndaj Kurtit: Klinaku dhe Selmani të akuzuar

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur më 1 gusht 2025 aktakuzë ndaj Faton Klinakut dhe Nuredin Selmanit për kanosje serioze ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Sipas aktakuzës, Klinaku ka bërë thirrje për vrasjen e Kurtit në postime publike në Facebook më 29 dhe 30 gusht 2023. Ndërkohë, Selmani e ka mbështetur publikisht këtë qëndrim, përmes postimeve kërcënuese dhe deklaratave televizive, duke e konsideruar vrasjen e Kurtit si “të domosdoshme”. Të dy të pandehurit akuzohen për “Kanosje”, me qëllim të frikësimit dhe ndikimit në vendimet zyrtare të Kurtit si kryeministër. Prokuroria thekson se kërcënimet ishin publike, serioze dhe përbënin nxitje të dhunës, ndërsa provat përfshijnë deklarata publike, komunikime dhe imazhe me armë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj takon ambasadorin britanik, kërkon mbështetje për tejkalimin e bllokadës institucionale

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur sot në takim ambasadorin …