Komuna e Skënderajt, ka publikuar agjendën e takimeve të kryetarit Sami Lushtaku në fshatra dhe lagje të bashkësive lokale.
“Njoftohen qytetarët e Komunës së Skenderajt që kryetari Sami Lushtaku, ashtu siç ka paralajmëruar më herët, do të organizojë takime në fshatra dhe lagje të bashkësive lokale, për të identifikuar kërkesat dhe nevojat reale në infrastrukturë publike.
Gjatë këtyre takimeve do të diskutohen dhe identifikohen çështje dhe nevoja që lidhen me përmirësimin e rrugëve, kanalizimit, trotuareve, ndriçimit publik, si dhe nevojave të tjera me interes për qytetarët.
Ftohen të gjithë qytetarët dhe përfaqësuesit e lagjeve që, sipas kalendarit të bashkangjitur, të marrin pjesë dhe t’i paraqesin propozimet e tyre, në mënyrë që planifikimi i projekteve të ardhshme të reflektojë nevojat reale të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës së Skenderajt.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
