Punëtorët e KEK-ut sot kanë protestuar, në Prishtinë, duke kërkuar rritjen e pagave

Punëtorët e KEK-ut sot kanë protestuar,  në Prishtinë, duke kërkuar rritjen e pagave. Ata  kanë brohoritur “Duam ngritjen e pagave, dhe ne e duam jetën”, “Marre me rrejt”, këto ishin kërkesat e punëtorëve të Korporatës Energjetike të Kosovës, në protestën për rritjen e pagave, pagesën e rrezikshmërisë, dhe pagesën e fundjavës për punëtorët me ndërrime. Kryetari i Sindikatës së re në KEK, Nexhat Llumnica ka bërë thirrje menaxhmentit që të ndërmarrë veprime për plotësimin e kërkesave të tyre, në të kundërtën ai tha se nuk do të ndalen së protestuari dhe me grevë, deri në arritjen e qëllimeve për të drejtat e punëtorëve. Përveç kësaj, ai tha se me këtë veprime të bordit dhe menaxhmentit, KEK-u do të falimentojë. I pranishëm në këtë protestë ishte edhe kryetari i Federatës Sindikale të Trepçës, Ibrahim Januzi, i cili është shprehur se është koha të merren masa dhe të zbatohen ligjet ndaj punëtorëve.

Kontrolloni gjithashtu

OVLUÇK ka njoftuar se ka interesim të madh për të marr pjesë në protestë në Hagë

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se ka interesim …