Punimet në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit po vazhdojnë me intensitet të lartë në fshatin Kodrali

Në kuadër të projektit “Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave në fshatrat e Komunës së Deçanit – Lloti 4”, punimet po vazhdojnë me intensitet të lartë edhe në fshatin Kodrali.

Këto punime u panë nga Kryetari i Komunës, z. Bashkim Ramosaj, Nënkryetari, z. Sami Cacaj, si dhe Drejtori i Shërbimeve Publike, z. Izet Zenuni.

Asfaltimi i rrugëve dhe rrugicave do të sjellë lehtësim të përditshmërisë, rritje të sigurisë dhe përmirësim të jetesës për çdo familje të Kodralisë.

Faleminderit banorëve për durimin dhe besimin.

Ne do të vazhdojmë pa u ndalur deri në përfundimin e çdo rruge, ka thënë, kryetqari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj.

Kontrolloni gjithashtu

64 fermerë bletarë, pranuan 1616 kg dyll për 4860 koshere, bashkë me pajisje tymosjeje dhe nga një uniformë për çdo bletar

64 fermerë bletarë nga komuna e Rahovecit të cilët aplikuan sot, pranuan 1616 kg dyll …