leoni

Punimet në ndërtimin e objektit të ri të shkollës së Makërmalit kanë nisur mbarë

Objekti shkollor i shkollës së fshatit Makërmal që ka nisur së ndërtuari ditë më parë po vazhdon pa asnjë telashe dhe me ritmin e paraparë. Punimet në këtë projekt të rëndësishme në fushën e arsimit i ka inspektuar Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura.

Ai ka deklaruar se ky projekt ka një rëndësi të veçantë për Komunën e Skenderajt dhe nxënësit e shkollës “Elena Gjika”, pasi objektet moderne shkollore mundësojnë ngritjen e mëtutjeshme të cilësisë në arsim.

Nënkryetari Nura kërkoi nga kompania punëkryrëse realizim të punimeve cilësore, ndërsa nga organi mbikëqyrës i Komunës mbikëqyrje të vazhdueshe dhe efektive.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …