PZAP

PZAP pranon 7 ankesa pas shpalljes së rezultateve të zgjedhjeve – vendimet brenda 96 orësh

Sot përfundoi afati për dorëzimin e ankesave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, i cili ka bërë të ditur se ka pranuar shtatë ankesa lidhur me publikimin e rezultateve përfundimtare nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. PZAP njofton se për të gjitha ankesat do të vendosë brenda afatit ligjor prej 96 orësh nga data e parashtrimit të secilës ankesë. Ankesat janë dorëzuar nga: Lista Serbe – një ankesë ndaj vendimit të KQZ-së; Nova Demokratska Stranka, dy ankesa për parregullsi gjatë votimit; koalicioni PAI–PDAK–LPB – një ankesë për parregullsi me fletëvotime; Bekim Haxhiu – dy ankesa, njëra për shpërndarjen e ulëseve në Kuvend dhe tjetra për parregullsi gjatë numërimit të votave me postë; dhe Partia Rome e Bashkuar e Kosovës, një ankesë për parregullsi gjatë procesit të votimit.

Kontrolloni gjithashtu

Shefi i ri i Zyrës së BE-së në Prishtinë, ambasadori Aivo Orav ka biseduar me ndërmjetësin evropian për dialogun, M. Lajçak

Ambasadori britanik falënderon Aivo Orav për kontributin në rrugën euro-atlantike të Kosovës

Ambasadori i Mbretëria e Bashkuar në Kosova, Jonathan Hargreaves, ka shprehur mirënjohje për Aivo Orav …