Qendra e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë “Belvedere” nga tani do të quhet "Enver Zymberi"

Qendra e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë “Belvedere” nga tani do të quhet “Enver Zymberi”

Qendra e Njësive Speciale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë “Belvedere”, prej të mërkurës do të mbajë emrin e zyrtarit policor, Enver Zymberi, i vrarë në më 25 korrik të vitit 2011 nga një sulm i armatosur me snajper në pjesën veriore të territorit të banuar me serbë etnikë. Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Enver Zymberi, ishte vrarë gjatë një aksioni policor nga strukturat paralele serbe, për futjen nën kontroll të pikave doganore 1 dhe 31 – Jarinjë dhe Bërnjak – në veriun e Kosovës. Ish-kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga, ka ndarë titullin “Hero i Kosovës” për policin e rënë në detyrë.

Kontrolloni gjithashtu

Më 14 dhjetor 1998

RKL: “Ta çlirojmë Kosovën, ta nderojmë Shqipërinë”, në përkujtim të Mujë Krasniqit dhe dëshmorëve që ranë më 14 dhjetor 1998

Sot në përvjetorin e rënies heroike, përkujtohet komandant Mujë Krasniqi, 42 dëshmorët e rënë më …