Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Rahovec bëhet me mamograf, kontrollat do të jenë falas

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi i shoqëruar nga nënkryetari Fatmir Iska dhe Samir Mustafa, drejtori i Drejtorisë për Shëndetësi dhe Përkujdesje Sociale, kanë vizituar Qendrën Kryesore te Mjekësisë Familjare (QKMF) “Dr. Fahredin Hoti”, arsyeje e vizitës ishte përurimi i mamografit. Kontrollat nga mjekët specialist do të jenë janë falas. Gjatë vizitës në QKMF, kryetari Latifi ka thënë se mbrojtja më e mirë ndaj kancerit të gjirit është zbulimi i hershëm. Mesatarisht, 1 në 8 gra diagnostikohen gjatë jetës me kancer të gjirit, ndërsa rastet më të shpeshta janë mbi 50 vjeç. Sot është bërë përurimi i mamografit në QKMF në Rahovec. Ju lus shumë që të keni kujdes për veten dhe të bëni kontrollën, e cila është FALAS, ngase kështu ju parandaloni një sëmundje të rëndë. Kontrollat bëhen në konsultim dhe me rekomandim të mjekut specialist.

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …