Salih Mustafa

Edhe sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, për të pestën ditë me radhë ka vazhduar seanca kundër eprorit të UÇK-së, Salih Mustafa

Edhe sot në Gjykatën Speciale, në Hagë, për të pestën ditë me radhë ka vazhduar seanca kundër  ish-eprorit të UÇK-së Salih Mustafa. Prokuroria ka marrë në pyetje dëshmitarin e dytë. I pyetur nga trupi gjykues nëse ka pasur komandë qendrore apo koordinim për të bashkërenduar dy njësitë në Zllash, dëshmitari u përgjigj se “kur na sulmonin serbët jemi gjindur qysh kemi mundur”. “Komandë të veçantë s’ka pasur as nga BIA as nga Zona Operative në Zllashë që ka vepruar, por kur kanë sulmuar ne  kemi qenë  të gatshëm të dalim përballë qysh kemi mundur”.  Ai u shpreh se Salih Mustafa njihet me nofkën “Komandant Cali”, rrinte më shumë me uniformë dhe mbante kapelë të kuqe. Dëshmitari i dytë, gjatë intervistimit në Hagë, ka lënë të nënkuptohet se ishte pjesëtar i një njësie luftarake gjatë luftës (UÇK), pasi kur u pyet nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nëse ka pasur bashkëpunim mes njësive në operacione luftarake, ai u përgjigj: “Po, kemi bashkëpunuar”.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani: Kryetarja e shkeli Kushtetutën, por mos dekretimi i Blerim Isufajt nuk mund të rrëzohet

Enver Hasani: Shkarkimi i prokurorëve serbë është demonstrim pushteti, jo zbatim i ligjit

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka kritikuar vendimin e ushtrueses së detyrës së presidentes …