leoni

Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike vizituan komunën e Hanit të Elezit

Në vizitë në komunën e Hanit të Elezit ishte Ekipi i autorizuar nga Qendra Operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike në përbërje: Kolonel Izet Abazi nga Policia e Kosovës, Nejazi Miftari nga AME, Major Blerim Sahiti dhe Kapiten Shpëtim Dragobuzhda nga Regjimenti i këmbësorisë i FSK të shoqëruar nga Toger Nuhi Dema Komandanti i Stacionit të Policisë në Han të Elezit. Këtë ekip e priti Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma dhe nënkryetari Mallzum Qajani. Kryetari Suma e njoftoi Ekipin mbi aktivitetet e Këshillit për mbrojtje nga koronavirusi nga themelimi e deri më sot, sfidat dhe problemet që po ballafaqohet komuna në këtë situatë emergjente. Në këtë takim mysafirët e njoftuan kryetarin Suma me obligimet që dalin nga vendimet e Qeverisë, puna dhe koordinimi nga Qendra Operative Emergjente në nivel të shtetit. Ishte konkludimi i përbashkët që Këshilli Komunal për Parandalimin e Koronavirusit të vazhdoj që me aktivitetin e vet të kontribuoj në parandalimin e kësaj epidemie. Gjithashtu u dakorduan që Këshilli të raportoj çdo ditë krahas QO të MPBAP edhe QO në Regjionin e Gjilanit.

Kontrolloni gjithashtu

Bashkim Ramosaj: Në 25-vjetorin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ndjeva krenari dhe motiv të jashtëzakonshëm për rrugën përpara

Me besim në Zot, Atdhe e Shtet – përherë dhe përgjithmonë! Në 25-vjetorin e Aleancës …