QKMF e Vitisë pranon donacione të ndryshme në luftën kundër virusit pandemik COVID-19

Komuna e Vitisë, konkretisht Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti, ka vazhduar të pranoj donacione nga donatorë të ndryshëm në luftën kundër përhapjes së gripit pandemik COVID-19. Dr. Vjollca Kadolli-Halili, Drejtoresh e QKMF-së në Viti, bëri me dije se kjo qendër ka pranuar nga kompania “Ballkan Petrol” 200 litra alkool kurse nga një grup i bizneseve nga e gjithë Kosova kanë pranuar 2000 dorëza josterile, 20 veshje njëpërdorimshme dhe 100 maska. Drejtoresha Kadolli-Halili në emër të personelit shëndetësorë të QKMF-së në Viti, ka shprehur falënderime të veçanta për secilin donatorë që sipas saj me humanitetin gjatë këtyre ditëve në luftën kundër virusit COVID-19 kanë dhënë një kontribut të veçantë që nuk mund të paguhet.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …