Qendra për Arte, Kulturë dhe Inovacion “Abdullah Bugari” është drejt finalizimit si projekt i bashkëfinancuar me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), i ndërtuar si hapësirë moderne, me parking nëntokësor, dedikuar artistëve, artdashësve e novatorëve të komunës sonë”, ka shkruar në profilin e tij në facebook, kryetari i komunës së Rahovecit, z. Smajl Latifi. “Kjo qendër multifunksionale do t’i shërbejë krijimtarisë e inovacionit, duke sistemuar brenda saj shkollën e muzikës, sallën universale, bibliotekën, galerinë e arteve dhe Qendrën për Inovacion dhe Teknologji”, thuhet në postimin e kryetarit Latifi.
Kliko në linkun e mëposhtëm për të shikuar videon
https://www.facebook.com/SmajlLatifi50/videos/654355983900968