Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore botoi “Katalogun me eksponate arkeologjike nga rajoni i Prizrenit”

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore botoi “Katalogun me eksponate arkeologjike nga rajoni i Prizrenit”

Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren pas një angazhimi disa mujor ka botuar “ Katalogun me eksponate arkeologjike dhe etnologjike nga rajoni i Prizrenit. Iniciativa e Qendrës Rajonale për Trashimi Kulturore në Prizren për botimin e këtij katalogu është vetëm njëra nga objektivat e punës së qendrës, që do të jetë gjithsesi nxitëse edhe për angazhime tjera dhe prezantime tjera të vyera të trashëgimisë kulturore materiale dhe shpirtërore të regjionit tonë. Eksponatet në pjesët e katalogut janë një përmbledhje e rezultateve të më hershme të institucioneve kompetente si dhe e rezultateve të viteve të fundit të veprimtarisë shkencore të institucioneve të Trashëgimisë Kulturore të Republikës së Kosovës.

Katalogu  me eksponate arkeologjike dhe etnologjike ndahet në tre pjesë: Në pjesën e parë janë të prezantuara gjetjet arkeologjike në Regjionin e Prizrenit, që janë të ekspozuara në Muzeun Arkeologjik të Kosovës, që kryesisht janë eksponate të gjetura në qendrat arkeologjike të Vlashnjës, Reshtanit, Hisarit Korishës, Romajës Vërmicës, Prizrenit, Shirokës, Rahovecit, Malishevës etj. Në pjesën e dytë të këtij katalogu janë përfshir eksponatet e ekspozuara në Muzeun Arkeologjik të Regjionit të Prizrenit, ku janë të prezantuara kryesisht gjetjet në varrezat e luftëtarëve në qendrën e arkeologjike në Romajë, në Vermicë, në Vlashnje dhe disa gjetje rasti në Prizren e rrethinë. Një pjesë e këtyre eksponateve janë të shekullit VII – IV p.e.s, përkatësisht të kohës së hekurit.

Në pjesën e tretë të katalogut janë prezantuar eksponatet etnografike të Muzeut Etnografik të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Këto veshje janë të njësive të ndryshme krahinore si nga Prizreni, Rugova, Lunxhëria, Plava e Gucia dhe nga vise tjera shqiptare. Në këtë pjesë janë prezantuar edhe vegla pune të kohës së Lidhjes së Prizrenit dhe orendi të ambienteve familjare.

 Gjetjet arkeologjike në Regjionin e Prizrenit janë dëshmitë më të çmuara, që flasin për autoktoninë e popullsisë së kësaj ane dhe trashëgiminë kulturore të saj. Gjetjet arkeologjike janë gjuha e lashtësisë, që flasin për të kaluarën, për mënyrën e jetesës dhe te varrimit të popullsisë autoktone e deri me ardhjen e sunduesve, të cilët varësisht prej kohës së sundimit nisën t’i lënë edhe gjurmët e tyre materiale. Por, gjithsesi qytetërimi iliro-dardan, mbizotëron në të gjitha gjetjet arkeologjike, që nga monedhat, armët, enët, stolitë etj. Pasuria arkeologjike e Regjionit të Prizrenit është një thesar, për të cilin ashtu siç diti e mundi ta ruaj toka me shekuj, duhet dhe mbetet obligim i yni që ta nxjerrim në dritë dhe t’i japim shkëlqim, për të rrezatuar e reflektuar ndër breza, sepse e kaluara, apo historia e lavdishme mundëson një të ardhme të ndritshme.

 Ky katalog është një arsye më shumë për vizitorë të shumtë, që zgjedhin Prizrenin për ta vizituar, sepse është i pasur dhe i rrethuar me trashëgimi kulturore që nga shekujt e largët deri në ditët tona.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kosova dhe Serbia, janë zotuar se më 22 mars do t’i dorëzojnë propozimet e tyre për përdorimin e dinarit në Kosovë

Pas diskutimeve, në Bruksel, Lajçak, paraqiti një dokument kompromisi lidhur me qëndrimet e të dyja palëve për dinarin e Serbisë

Në takimin e fundit të dialogut në Bruksel, Kosova dhe Serbia nuk arritën një marrëveshje …