PZAP

Qëndrimi i Sami Kurteshit në KQZ, anashkalohet nga zëvendësi i Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje në KQZ, Sami Kurteshi, kishte treguar të enjten se nuk do të ankohen në Gjykatë Supreme për vendimin e PZAP-së që urdhëron KQZ-në që të certifikojë Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurtit. Qëndrimi i kanë vlejtur për selinë qendrore të Vetëvendosjes. Unë mendoj se nuk ka ndonjë kuptim me u anku në Gjykatë Supreme sepse edhe ata do të kenë të njëjtin arsyetim, kështu që ne do të mbajmë qëndrimin tonë, kemi bindjet tona. Mirëpo zëvendësi i Albulena Haxhiut, Blerim Sallahu, ka hyrë në objektin e Gjykatës Supreme bashkë me ankesën ndaj vendimit të PZAP-it  që ka rrëzuar mos certifikimin e “Listës Serbe” dhe ka urdhëruar KQZ-në që ta certifikojnë të njëjtën.

Kontrolloni gjithashtu

Mosmarrëveshjet VV – Nisma: bashkëpunim i pamundur për Qeverinë Kurti 3

Në skenën politike kosovare po vazhdojnë debatet për mundësinë e krijimit të Qeverisë së tretë …