Qeveria e Izraelit ka ftuar ambasadorin rus, në Tel Aviv, për sqarim lidhur me deklaratën e ministrit të Jashtëm, Sergei Llavrov

Qeveria e Izraelit ka ftuar ambasadorin rus, në Tel Aviv, për sqarim lidhur me deklaratën e ministrit të Jashtëm, Sergei Llavrov

Qeveria e Izraelit ka ftuar ambasadorin rus në Tel Aviv  për sqarim dhe i ka bërë thirrje për kërkim-falje nga Moska, pasi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov ka sugjeruar që Adolf Hitleri ka pasur rrënjë hebreje. Lavrov është pyetur gjatë një interviste në një televizion italian më 1 maj se si mund të pretendojë Rusia se duhet ta “denazifikojë” Ukrainën, kur presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky është hebre. Ai ka qëndruar në linjë me synimin e presidentit rus, Vladimir Putin për “denazifikim” të Ukrainës dhe ka thënë se prejardhja hebreje e Zelenskyt nuk e dëmton pozicionin e Putinit. “Kur ata thonë ‘Çfarë lloj denazifikimi është ky nëse ne jemi hebrenj?’, unë mendoj se Hilteri ka pasur po ashtu origjinë hebreje, andaj kjo nuk nënkupton asgjë”, ka thënë Lavrov për televizionin e  Italisë. “Kemi dëgjuar për kohë të gjatë hebrenjtë e mençur që thonë se anti-semitët më të mëdhenj janë vetë hebrenjtë”, ka saktësuar ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Llavrov.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …