Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, zotohet se Qeveria e Kosovës do t’i kryejë obligimet financiare ndaj veteranëve luftëtarë të UÇK-së. Ai ka bërë të ditur së shpejti do të takohet me përfaqësuesit e OVLUÇK-së, të cilët ka disa muaj që kanë kërkuar një takim por Qeveria nuk iu ka përgjigjur. Takimin do ta realizojmë patjetër, ka thënë Abrashi për “Epoka e Re”. Dhënia e pensionit nuk ka filluar që të realizohet përgjysmë, prandaj shumë shpejt do t’i përfundojmë obligimet tona ndaj tyre. Ministri Abrashi ka mohuar kritikat e OVLUÇK-së se ekzekutivi po i shpërdoron fondet e ndara për këtë kategori. Sa iu përket pagesave në mënyrë retroaktive, Abrashi ka sqaruar se janë në konsultim me Ministrinë e Financave për të gjetur një zgjidhje. Sipas tij, vonesat në këtë drejtim janë bërë për shkak të numrit të madh të veteranëve. “Nuk bëhet fjalë për kurrfarë shpërdorimi. Shuma e përcaktuar mujore për pensionin e veteranit është shumë për të cilën jemi pajtuar bashkërisht me komisionin qeveritar. Në lidhje me pagesat e veteranëve në mënyrë retroaktive, jemi në proces të konsultimeve me Ministrinë e Financave, pasi buxhetin e kemi hartuar për rreth 13 000 veteranë luftëtarë të UÇK-së, por vetëm deri më tani kemi pranuar rreth 19 000 aplikime për pensionin e Veteranit Luftëtar. Me këtë rast ministria është vendosur në një pozitë shumë të pafavorshme buxhetore”, ka thënë Abrashi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri Edi Rama ndan pamje nga punimet që po bëhen në Rrugën e Dukagjinit, që lidh Shkodrën me Gjakovën
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka shpërndarë pamje nga punimet që po bëhen në “Rrugën …