Shkarkohet zëvendësministrja e Drejtësisë, Vesna Mikiq e cila ka deklaruar se sulmet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit

Qeveria e Kosovës e vlerëson Raportin e Progresit si më “pozitivin në vitet e fundit”

Publikimi i Raporti të Progresit ka evidentuar shumë mangësi, sidomos në kriterin politik dhe atë të sundimit të ligjit. Por përkundër këtyre gjetjeve, Qeveria e Kosovës po e vlerëson Raportin si më pozitivin që ka ardhur për vendin në vitet e fundit. Në një komunikatë për media, qeveria e ka vlerësuar se janë bërë përparime sidomos në ekonomi, dhe me ratifikimin e Demarkacionit.

“Në këtë kontekst, raporti është tregues se në tërësi Kosova ka tepër punë për të bërë deri tek anëtarsimi i plotë kurse në veçanti reflekton punën e madhe dhe progresin e madh që është arritur në vitin e fundit. Ky raport është raporti më pozitiv që ka pas Kosova në  vitet e fundit, qoftë sa i pëtrket të arriturave konkrete, e qoftë trendeve në funksion të avancimit të proceseve”, thuhet në komunikatën e qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Jehona Lushaku-Sadriu: Bota është kthyer kundër Kosovës, për faj të Qeverisë Kurti

Jehona Lushaku: Lirinë e medias duhet ta duam siç kemi dashur Kosovën e lirë

Deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku, ka reaguar me tone të forta pas publikimit të indeksit …