Vetura

Qeveria e Kosovës është duke diskutuar lejimin e importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet

Qeveria e Kosovës është duke diskutuar çështjen e lejimit të importit të veturave më të vjetra se dhjetë vjet. Zyrtarët kanë thënë për Radion Evropa e Lirë se, “në kuadër të analizave për shikimin e politikave tatimore, janë duke e trajtuar një opsion të tillë”. Por, ata nuk kanë dhënë detaje se cila është arsyeja e ndryshimit të mundshëm të Ligjit për automjete. Neni 44 i këtij ligji, që është miratuar qysh në vitin 2017, thotë se “mjetet rrugore që importohen në Kosovë, nuk mund të jenë më të vjetra se 10 vjet”. Mbështetësit e ligjit kanë thënë në atë kohë se veturat e vjetra e ndotin ambientin, kryesisht përmes lirimit më të madh të gazrave. Përmbysjen e këtij ligji e kundërshtojnë tani ekspertë të fushës së komunikacionit dhe ambientit.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …