Shkarkohet zëvendësministrja e Drejtësisë, Vesna Mikiq e cila ka deklaruar se sulmet e NATO-s ishin gjenocid ndaj shtetit

Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin prej 600 mije eurove për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Qeveria e Kosovës ka miratuar buxhetin prej 600 mije eurove për shënimin e 10-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka thënë se këto mjete do të ndahen në institucionet përkatëse. Në rend është shqyrtimi i propozim vendimit për ndarjen e mjeteve për shënimin e 10 vjetorit të pavarësisë. Janë  600 mije euro për shënimin e pavarësisë së Kosovës, nga kategoria e rezervës dhe do të barten në Ministrinë e Kulturës Rinisë dhe Sportit. Unë iu ftojë që të miratojmë dhënien e këtyre mjeteve, ka thënë Haradinaj Kurse Ministri i Financave, Bedri Hamza, ka kërkuar që kur bëhet fjalë për organizime të tilla të planifikohen më herët në mënyrë që të planifikohen edhe shuma buxhetore për ngjarje të caktuara.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …