Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit lidhur me dërgimin e FSK-së jashtë vendit

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin lidhur me ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit. Kryeministri, Albin Kurti, tha se ky projektligj rregullon dërgimin e FSK-së në operacione ndërkombëtare. Në këtë formë, Forca e Sigurisë së Kosovës, me 92 vota, mori dritën e gjelbër për dërgimin e kontingjentit jashtë Kosovës. Procesi i zhvillimit të FSK-së që është e gatshëm që të marrin pjesë në operacionet e ndërkombëtare dhe rritjen e interesimit është e nevojshme që të bëhet ndryshimi sipas ligjit të mbrojtjes. Plotësim ndryshimi që është bërë në këtë ligj ka të bëjë në disa ndryshim që kanë të bëjnë me nenin 10 të këtij projektligji”, u shpreh ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. FSK-ja ligjërisht nuk ka pasur  të drejtë të operojë jashtë vendit, përveç në partneritet me ndonjë prej ushtrive mike dhe në këtë formë ka shkuar sipas mandatit që e ka pasur deri më tani, mirëpo me këtë ndryshim të ligjit, mundësit shtohen e rritën. Krijon një mundësi të mirë për FSK-në që të tregohet e besueshme dhe të fitojë përvoja të reja”, ka thënë ish-eprori,  Hysen Gecaj.

Kontrolloni gjithashtu

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, pritet ta vizitojë Kosovën më 11 mars

Sekretari i NATO-s, sfidon Moskën: “Ukraina vendos vetë për trupat në territorin e saj”

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ka reaguar ashpër ndaj kundërshtimeve të Rusisë për …