Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për mbështetjen e Kroacisë, pas tërmetit që e ka goditur atë

Qeveria e Kosovës ka ndarë 100 mijë euro për mbështetjen e Kroacisë, pas tërmetit që e ka goditur atë ditë më parë

Qeveria Republikës së Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, për ndarje të mjeteve financiare në shumën prej 100 mijë euro, për mbështetjen e Republikës së Kroacisë, pas tërmetit që ka goditur këtë vend. “Me këtë vendim, Qeveria e Republikës së Kosovës, rreshtohet përkrah shteteve solidare të cilat po e ndihmojnë Republikën e Kroacisë, në sanimin e dëmeve që ka shkaktuar tërmeti”, njofton zyra e kryeministrit. Qeveria e Republikës së Kosovës edhe në këtë rast shpreh zotimin dhe gatishmërinë që të ndihmojë qytetarët dhe institucionet e Republikës së Kroacisë në tejkalimin e situatës së rëndë me të cilën po përballen, pas tërmetit i cili ditë më parë goditi këtë vend.

Kontrolloni gjithashtu

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka drejtuar kritika të ashpra ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, …