Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme e ka emëruar bordin prej 9 anëtarësh të Agjencisë së Kosovës për Akreditim. Sipas ministrit të Arsimit , Shyqyri Bytyqi, anëtarët e zgjedhur janë profesional dhe ka plotësuar të gjitha kriteret e parapara, raporton lajmi.net. Ai ka njoftuar se pjese e anëtarëve të bordit janë edhe tre ndërkombëtare. Ndryshe, shkarkimi i bordit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim nga kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë që Kosova të përjashtohet nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
