Qeveria e Kosovës shtynë miratimin e Projektligjit për Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar Projektligjin për buxhetin e vitin 2018

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbajtur sot herët miratoi Projektligjin për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2018. Kryeministri i vendit Ramush Haradinaj tha se është bërë një punë e vlefshme në hartimin e buxhetit duke vlerësuar se buxheti është i sigurt dhe i bazuar në të dhëna reale i cili mundëson zhvillim ekonomik. Ministri i Financave Bedri Hamza tha se për vitin 2018 parashihet rritje ekonomike 4.6 përqind. Ai tha se draft buxheti është në harmoni më FMN-në.

 “Buxheti për vitin 2018 do të jete 2 miliardë e 82 milionë euro. Ky buxhet parasheh rritje te pagave për sektorin publik nga janari i vitit 2018”, tha Hamza. Ky projektligj parashihet që të miratohet sot në seancën plenare të Kuvendit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku zhvillon vizitë zyrtare në Libi me ftesë të gjeneralit Khalifa Haftar

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka realizuar një vizitë zyrtare në Libi, e …