Deklaratat e fundit të përfaqësuesve qeveritarë se “nuk mjafton një vit për ndryshimet kushtetuese” janë dëshmi e mungesës së vullnetit politik dhe e dështimit të kësaj qeverie për ta çuar vendin drejt integrimit europian dhe për të respektuar vetë Marrëveshjen e Ohrit. Prej ditës së parë të mandatit, përveç bllokimit të perspektivës evropiane, kjo qeveri dhe partnerët e saj kanë sulmuar themelet e barazisë dhe të Marrëveshjes së Ohrit: • kanë shfuqizuar balancuesin, duke cenuar përfaqësimin e drejtë të shqiptarëve dhe komuniteteve tjera; • kanë zhvlerësuar Marrëveshjen e Ohrit duke ia dorëzuar implementimin figurave me bindje antishqiptare dhe antiperëndimore, si Ivan Stoillkoviç; • kanë fshirë diasporën nga përfaqësimi politik dhe kanë zvogëluar shqiptarët në përllogaritjet zyrtare; • nuk respektojnë përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe dhe kanë zhvlerësuar Inspektoratin e gjuhëve dhe Agjencinë e gjuhëve. Sot, përveç dështimit me ndryshimet kushtetuese, kjo qeveri hap fronte të reja kundër mekanizmave të barazisë si shumica e Badenterit, një nga shtyllat më të forta kushtetuese që garanton stabilitetin ndëretnik, barazinë reale në vend dhe mbron nga majorizimi. Çdo tentativë për ta relativizuar ose rishikuar Badenterin është tentativë për ta kthyer shtetin pas në përjashtim dhe diskriminim. Jemi dëshmitarë se gjithnjë e më shumë po zënë vend ide të rrezikshme, që përfaqësojnë ata që besojnë se shtetet multietnike nuk funksionojnë dhe se duhet ndërtuar shtete etnike. Kjo qasje manifestohet në dy drejtime: përmes goditjeve të Marrëveshjes së Ohrit, që rrënojnë barazinë e brendshme, dhe përmes bllokimit të rrugës europiane, që e izolon vendin dhe e kthen mbrapa. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet forca politike që ka mbrojtur dhe do të mbrojë Marrëveshjen e Ohrit, kursin euroatlantik të vendit dhe dinjitetin e qytetarëve. Shqiptarët nuk do të lejojnë kthimin e shtetit në padrejtësi dhe përjashtim. Tetori është afër dhe populli do të flasë fuqishëm. Ora e përgjegjësisë politike dhe juridike po afron. Marrëveshja e Ohrit nuk cenohet, barazia nuk negociohet.

Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe e Republika Serbska, janë në vijën e parë të frontit për sabotimin e agjendës së BE-së në rajon

Zhvillimet e fundit të lidhura me agjendën antievropiane në rajon janë tregues i qartë se është në lëvizje një projekt i organizuar, i mbështetur nga qendra të fuqishme proruse dhe prokineze, me qëllim që të rrëzohet rendi demokratik në Ballkan dhe të ndalet procesi i integrimit evropian.

Bëhet fjalë për një projekt të mirëorganizuar dhe të mbështetur politikisht, mediatikisht dhe financiarisht nga forca anti-perëndimore që duan ta izolojnë rajonin dhe ta kthejnë atë në një zonë nën ndikimin e autokracive lindore.
Në këtë skenar të rrezikshëm, Qeveria e Maqedonisë së Veriut dhe e Republikës Serbska, e udhëhequr nga Dodik, janë në vijën e parë të frontit për sabotimin e agjendës së BE-së në rajon.

Për fat të keq, pjesëmarrës aktivë janë bërë edhe disa fraksione shqiptare në pushtetin aktual, vasalë të përzgjedhur dhe të kontrolluar nga Mickoski përmes Prokurorisë, me qëllim që të fshihen aferat kriminale që rëndojnë mbi ta.

Këta “partnerë shqiptarë”, të paaftë dhe të korruptuar, nuk mund të jenë mbrojtje legjitime për një projekt kaq të rrezikshëm, antishqiptar dhe antievropian.

E themi qartë: Shqiptarët kurrë nuk do të lejojnë që shteti të bëhet aleat i Dodikut, si instrument për sabotimin e Brukselit në rajon.

Nuk do të pranojmë të bëhemi peng i një agjende që do të çmontojë barazinë, demokracinë dhe perspektivën evropiane të shtetit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Hurryiet: Kryetarja, Vjosa Osmani iu ka nënshtruar një operacioni në Antali për heqjen e kilogramëve

Vjosa Raif Osmani: Disa gazetarë janë bashkëpunëtorë të Radoiçiqit, por s’dua të ndërhyj në hetime

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë deklarata të forta duke thënë se disa gazetarë …