Qeveria e vendit e dënon sulmin mbi Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Strasburg

Qeveria e vendit e dënon sulmin mbi Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës në Strasburg

Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media ka dënuar aktin e sulmit mbi Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Strasburg, shkatërrimin e Stemës së Republikës së Kosovës dhe heqjen e flamurit shtetëror nga objekti i Konsullatës.  “Sulmi që ndodhi në fundjavën e kaluar mbi Konsullatën e Përgjithshme dhe shkatërrimi i simboleve shtetërore, është një akt i papranueshëm që cenon integritetin e shtetit të Kosovës.

Republika e Kosovës është shtet sovran që respekton ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare dhe vepron me përgjegjësi në marrëdhëniet ndërkombëtare si një faktor i rëndësishëm i paqes dhe stabilitetit. Qeveria e Republikës së Kosovës, shpreh indinjatën e thellë ndaj këtij akti dhe duke vlerësuar angazhimin e menjëhershëm të organeve franceze, kërkon nga ato që të zbulojnë dhe të kapin autorët si dhe t’i nxjerrin ata përpara drejtësisë.” thuhet në komunikatën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari i PDP-së, Nenad Rashiq, u shpreh se Albin Kurti nuk do të tregojë aspak tolerancë për situatën reale që mbretëron në veri të Kosovës

Kushtetuesja rrëzon zgjedhjen e nënkryetarit serb të Kuvendit, shpërthen debati për përfaqësimin e pakicave

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese që e shpall antikushtetuese zgjedhjen e Nenad Rashiqit si nënkryetar të …