Qeveria e Vetëvendosjes premtimin për reciprocitetet me Serbinë e ka zëvendësuar me marrëveshje bashkëpunimi

Qeveria e Vetëvendosjes premtimin për reciprocitetet me Serbinë e ka zëvendësuar me marrëveshje bashkëpunimi

Qeveria e Kosovës ka vendosur të heq dorë nga reciprociteti me Serbinë. Ministrja e Industrisë, Ndërmarësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka treguar pse nuk do të vendoset kjo masë ndaj shtetit fqinj. Ministria ka bërë me dije sot se nuk ka dashur që të vendosë reciprocitetin me Serbinë por të shfrytëzojë mekanizmat rajonalë që të zgjidhin problemet që ekzistojnë mes dy shteteve. Këto deklarata, Hajdari i bëri gjatë konferencës rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës” të organizuar nga Oda e Afarizmit të Kosovës dhe partnerët e saj, Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri – Perëndimore dhe Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë të Qarkut të Vlorës. Zonja Hajdari tha se si ministre, qëllimi është që të forcojë bashkëpunimin rajonal dhe të zgjidhë problemet, pavarësisht se Serbia po bën gjithçka që të pengojë vendin tonë. Duke prekur temën e reciprocitetit, Hajdari u shpreh se nuk ka dashur që të ndërmarrë këtë veprim, duke shprehur gatishmërinë që problemet të zgjidhen në tryezën e bisedimeve, me negociata dhe  përmes mekanizmave të duhur.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi: PDK refuzon kategorikisht kandidaturën e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka bërë të qartë se partia që …